10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pesë filma të DokuFest-it shfaqen në Tiranë

Në Tiranë u mbajt konferenca për shtyp e DokuFest-it, me ç’rast u prezantua programi i plotë i ?këtij edicioni.

Përveç konferencës, organizatorët e DokuFest-it po qëndrojnë sot në Tiranë për shfaqjen e një programi të vogël të filmave nga ky edicion i festivalit.

“Është kënaqësi për të gjithë publikun shqiptar dhe nder për mua si ministre e Kulturës që për të dytin vit me radhë së bashku me kolegët e DokuFest-it të prezantojmë edicionin e radhës të këtij festivali tashmë të rëndësishëm jo vetëm për botën shqiptare por edhe në agjendat ndërkombëtare të kinemasë, si një nga markat më të mira të festivaleve që organizohen në trojet shqiptare. Për ne është detyrë dhe krenari ta mbështesim, duke qenë se DokuFest bën pjesë në kalendarin e përbashkët kulturor të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si një ndër gurët më të rëndësishëm të këtij kalendari i cili nuk kufizohet vetëm në shfaqje të filmave por shtrihet edhe përtej datave të festivalit dhe përtej Prizrenit.“ tha Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Ndërsa Drejtori Artistik i DokuFest-it, Veton Nukollari, u shpreh i kënaqur që programi i DokuFest-it po prezantohet edhe në Tiranë.

“Jemi të lumtur të rikthehemi në Tiranë dhe të një copëz të vogël të programit të madh të këtij edicioni të DokuFest, për të cilin kemi punuar një vit dhe të cilin jemi krenar ta shfaqim në Prizren nga data 8-16 gusht “, tha ai.

SHIPWRECK – Morgan Knibbe, THE CHICKEN – Una Gunjak, PAFTUAR – Roland Uruçi, DAO INDIE – AUNTIE MAAM HAS NEVER HAD A PASSPORT – Sorayos Prapapan dhe NUSJA JONË – Yll Çitaku dhe Nita Deda janë filmat do të shfaqen sonte në orën 20:00, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.

Më Shumë

Aksident mes dy veturave në Malishevë, lëndohen dy persona

Një aksident mes dy veturave në Bellanicë të Malishevës ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona kanë mbetur të lënduar. Rastin për Klankosova.tv, e...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit