7.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Ping-pongu” i trashëgimisë kulturore në Prizren

Në edicionin e 26 të BarCamp Prizren u fol për trashëgiminë kulturore në Prizren dhe ngjarjet e fundit.

E veçantë e këtij edicioni ishte ora e vonë e nisjes së tij, pas iftarit në respekt të muajit të Ramazanit, si dhe vend mbajtja e tij, por e zakonshme ishte mungesa e përfaqësuesve komunal nga Drejtoria e Urbanizmit dhe ajo e Inspektoratit në Komunën e Prizrenit, të cilët e kishin konfirmuar prezencën e tyre paraprakisht.

Diskutimet filluan me prezantimet e folësve ku Drejtoresha për Trashëgimi Kulturore në MKRS, Vjollca Aliu tregoi që duke pasur parasysh ligjin për trashëgiminë kulturore, ajo ka vlerë jo vetëm për institucione por edhe për neve si qytetarë. Ajo tregoi se si puna më e madhe kryhet nga sekretariati i grupit punues, i cili përbëhet nga përfaqësues nga ministria dhe shoqëria civile, ku mund të përfshihen qytetarë, organizata dhe profesionistë të fushës.

Ajo për më tepër theksoi që ne ’’Si grup punues do ta mbikëqyrim dhe do ta mbështesim punën nëse duhet edhe financiarisht‘’, duke treguar që qyteti i Prizrenit është qyteti i parë që i paraprin planit të konservimit që nga viti 2003.

Vesel Hoxhaj, si ish kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore fillimisht prezantoi rolin e këtij Këshilli dhe tha se Komuna ka rol kyç në zbatimin e ligjit për trashëgimi kulturore.

“Në mungesë të zyrës për trashëgimi kulturore duhet që vazhdimisht të shtohet doza e kritikës”, tha Hoxhaj duke treguar jo vetëm mos punën e komunës por edhe Ministrisë së Ambientit, shoqatave dhe akterëve të tjerë në mbrojtje të ambientit, ku si shembull morri ndërtimet rreth Lumëbardhit që zënë një pjesë të lumit dhe mosreagimet e institucioneve.

Pra, sipas Hoxhajt kjo paraqet një zinxhir mosfunksionimi të autoriteteve që nuk kryejnë punën dhe përgjegjësitë e tyre, duke mos e amnistuar vetëm komunën.

Drejtori Ekzekutiv i EC Ma Ndryshe, Hajrulla Çeku, që në këtë edicion ishte i pranishëm në mënyrë virtuale, ceki që ‘’Pa presion nuk jepet llogari’’ dhe kjo vjen si pasojë e neglizhencës së punëve dhe mos seriozitetit në punë. Qendrat historike të Prizrenit janë të degraduara dhe mbrohen me mbi 20 mekanizma mirëpo zbatimi i këtyre është i pakënaqshëm.

Çeku tregoi se si në këto objekte të vdekura kemi tejkalim të decibelazhës së zhurmës nga diskotekat, kemi trotuare vazhdimisht të bllokuara nga makinat e parkuara, reklama të vendosura pa kontroll dhe në suaza jo të lejuara.

Ai shprehu shqetësimin gjithashtu edhe në rastet kur institucionet për trashëgimi kulturore bëjnë punëtori të ndryshme për trashëgimi kulturore në objekte pa leje ndërtimi dhe tashmë edhe pasojat në jetë njerëzish që po ndodhin, prandaj edhe duhet të kërkojmë jo vetëm përgjegjësi morale por edhe penale.

Si përfundim, Çeku shprehu një revoltë të thellë ndaj grupit të njerëzve që vazhdojnë të votojnë Ramadan Mujën si kryetar komune edhe pas dështimeve të njëpasnjëshme të tij.

Ramadan Klisurica, në rolin e moderatorit të kësaj ngjarjeje, së bashku me të pranishmit diskutuan rreth asaj nëse ka pasur çështje konkrete dhe kërkesa për zgjidhje konkrete të një çështje.

Përderisa Arbnnor Morina, kryesues i Këshillit për Trashëgimi Kulturore, tha se pas zjarrit të ndërtesës afër kompleksit të katedrales katolike është kërkuar themelimi i një fondi të veçantë me karakter shpëtimi dhe gjithashtu është kërkuar ndërhyrja në të gjitha objektet e rrezikuara nga rrënimi, shembja dhe degradimi i mëtejshëm. Mirëpo, tani edhe pas dy muajsh nga kërkesa nuk ka pasur asnjë pëgigje.

’’Prizreni nuk ka deti, por ka turizëm kulturor‘’, tha Morina dhe foli edhe për Marashin si lagje e veçantë e Prizrenit, 90% e degraduar nga gjendja e mëhershme, me vetëm dy tre shtëpi të vjetra të mbijetuara, dhe po ashtu ai përmendi edhe lagjet e Nënkalasë, Pantelisë dhe Potok mahallës si shembuj degradimi.

Lagjes së Marashit nuk i kanë munguar asnjëherë vlerat arkitekturale, dhe jep pasqyrën e civilizimit të Prizrenit të cilën Morina na e paraqiti me anë të fotografive degradimin e ndodhur aty dhe kuptimin e degradimit që në fund na bëri të kuptojë se mbetet si një trishtim. /ojqthy a.a/

Më Shumë

Vdes 41-vjeçari pasi u godit nga rryma elektrike teksa po peshkonte në Romajë

Një person ka vdekur sonte në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi derisa ishte duke peshkuar me gjenerator elektrik, në fshatin Romajë, ishte goditur nga...

Ti je për mua një krijesë e trishtë

Poezi e shkruar nga Cesare Pavese. Përktheu: Orjela Stafasani Ti je për mua një krijesë e trishtë një lule e përkohshme poezie që bash në çastin kur e...

Lajmet e Fundit