11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Policët” mbyllin Teatrin

Policett-700x416Me një kast prej shtatë aktorësh kosovarë, që të gjithë të gjinisë mashkullore së shpejti në Teatrin Kombëtar të Kosovës do të shfaqet komedia “Policët” me tekst të Slavomir Morzhek dhe regji të Imer Veliut. Shfaqja në fjalë është e zhanrit komedi dhe flet për raportin e sistemit të njerëzve që instalojnë rendin dhe ligjin e që sipas regjisorit kosovar ajo i përket shumë aktualitetit të vendit tonë

Menaxhmenti i Teatrit Kombëtar të Kosovës ka vendosur që vitin 2014 ta mbyllë me pesë premiera teatrale. Premiera e parë nisi me shfaqjen “Vorbulla” duke vazhduar më tej me “Vdekjen e një komisionari”, “Gjashtë personazhe kërkojnë autorin”, “Dashnori i nënës” ndërsa e fundit për këtë vit do të jetë “Policët” , premiera e së cilës për dashamirët e artit skenik do të jepet më datën 26 të këtij muaji. Kjo e fundit i takon zhanrit komedi, të cilën e ka shkruar Slavomir Morzhek, ndërsa në skenën e Teatrit Kombëtar do ta sjellë artisti kosovar Imer Veliu, i cili po synon që përmes këtij inskenimi të thyejë dhe rekordin e shikueshmërisë në shtëpinë teatrore në kryeqytet për vetë faktin se ajo i përkon mjaft mirë dhe me aktualitetin e vendit tonë.

“Komedia është zhanri im i preferuar. Mendoj se ky tekst është shumë aktual dhe flet për kohën tonë. Domethënë tregon shumë qartë raportin e sistemit të njerëzve që instalojnë rendin dhe ligjin, pra misionarët e huaj në raport me institucionet tona, duke e ditur që ne jemi në vend që po kalojnë nëpër tranzicion”, u shpreh ai. Ndërsa sa i përket provave, Veliu tha se bashkë me aktorët janë duke punuar intensivisht që ajo të jetë e kompletuar në çdo aspekt në datën kur dhe do të shfaqet për herë të parë para audiencës kosovare. Sakaq në shfaqjen në fjalë luajnë aktorët kosovarë, Xhelal Haliti, Ylber Bardhi, Edi Kastrati, Rifat Smani, Shkumbin Osmani Naim Berisha dhe Labinot Lajçi. Ky i fundit tregoi për gazetën për rolin që ai ka në komedinë “Policët”.

“Roli im është i burgosuri i fundit. Ky person ka luftuar kundër misionit dhe ka shantazhuar prokurorin. Pastaj kalon 10 vite në burg sepse është kundër misionit ku gjatë kësaj kohe keqtrajtohet nga shefi i këtij misioni çdo ditë, ku pas tërë këtyre viteve ai pranon t’i bashkohet misionit me qëllim që t’ia qesë shantazhin prokurorit”, deklaroi aktori Lajçi. Sipas tij, ky rol ka qenë i vështirë për të, ngase sa herë i besohet një rol, gjithnjë kërkon më shumë nga vetja dhe nga regjisori. Mirëpo dhe vetë Labinoti shpreson se bashkë me ekipin e shfaqjes do të sjellin diçka të mirë për publikun kosovar.

“Shfaqja do të vazhdojë të thyejë rekord shikueshmërie në Teatrin Kombëtar të Kosovës pasi që në radhë të parë është një komedi shumë aktuale, ka një aktrim të shkëlqyer të aktorëve si dhe çdo gjë tjetër është në nivelin e lartë artistik. “tha krejt në fund regjisori Veliu./tribuna/

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Lajmet e Fundit