21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Premtimi i Haskukës, për arsimin në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka, premton se prioritet i qeverisjes së tij, do të jetë infrastruktura dhe cilësia e arsimit në shkolla.

Ai, bashkë me drejtorin e Arsimit, Skënder Susuri, ka vizituar shkollat të cilat për shkak renovimeve kanë filluar një javë më vonesë vitin e ri shkollor.

“Bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Skender Susuri, vizituam disa nga shkollat të cilat për shkak të renovimeve e kanë filluar vitin e ri shkollor me një javë vonesë”, shkruan Haskuka në “Facebook”

“Njëra prej këtyre shkollave është edhe ajo e gjimnazit “Remzi Ademaj”, në të cilën janë investuar mbi 150 mijë euro për përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit”.

“Gjithashtu vizituam edhe shkollën në fshatin Dedaj dhe objektin në ndërtim e sipër të shkollës fillore “Bajram Curri” në Lukijë, ku po zhvillohet faza e dytë e punimeve”.

“Përmirësimi i infrastrukturës dhe i cilësisë në arsim është prioritet dhe për këtë do të punojmë në vazhdimësi”.

“Le të jetë ky një vit i mbarë për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Analiza e sigurisë dhe planet për vitin 2024

Mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e Komunës së Prizrenit u zhvillua sot në sallën e Kuvendit të Komunës,...

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Ndërmarrja “Guraziu” është specializuar në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes. Pronari, Arton Guraziu, ka një përvojë prej 20 vjetësh. Adresa e...

Lajmet e Fundit