18.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Pritet rikthimi i Teatrit në Prizren

Prizreni9-18Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Arber Rexhaj, ka dhënë disa propozime për rikthimin e skenës teatrore në këtë qytet. Këto propozime të cilat janë miratuar nga Bordi për Mbikëqyrjen e Objekteve të Kulturës, rekomandojnë që Shtëpia e Kulturës të menaxhohet nga Teatri, të punësohen 10 aktorë, e të tjera. Rekomandimet pritet të shkojnë në votim në asamble, për çka Rexhaj beson se do të kalojë me shumicë votash, shkruan Tribuna.

Teatri i qytetit të Prizrenit aktualisht numëron jo më shumë se tre aktorë. Kjo gjendje e tij është që nga përfundimi i luftës në Kosovë më 1999. Me mungesë të stafit rezident, ky institucion përballet edhe me mungesë të shfaqjeve. Me Ligjin e ri për Teatrot të miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2011, teatrot e qyteteve kanë kaluar nën menaxhimin e komunës. Këto të fundit, pothuajse në krejt Kosovën, kanë bërë fare pak për t’i rikthyer aktorët në skenë. Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në këtë qytet, Arbër Rexhaj, thotë se për udhëheqjen aktuale të Prizrenit, Teatri Profesional ka qenë vetëm si emër pasi nuk ka pasur fonde as për një shfaqje në vit.

“Teatri si institucion nuk ka pasur mbështetje financiare. Edhe atë që e ka pasur ka qenë shumë e vogël. Prandaj mendoj që ka qenë e detyrueshme të interesohem për Teatrin e Prizrenit. Kam menduar se aktorët duhet të punësohen, kjo edhe sipas Ligjit për Teatrot. Po ashtu Shtëpia e Kulturës dhe Teatri të fuzionohen në një institucion i cili do të jetë i dobishëm për qytetin”, thotë Rexhaj.

Me këtë ide për teatrin, ai ka dhënë disa propozime të cilat janë miratuar nga Bordi për Mbikëqyrjen e Objekteve të Kulturës dhe Sportit. Në qytetin e Prizrenit tani ka një fije shprese për dashamirët e artit skenik, pasi propozimet që tashmë pritet të shkojnë në asamble për votim, rekomandojnë që stafi i Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” të menaxhohet nga Teatri i Prizrenit dhe të jenë punëtor të Teatrit. Shpenzimet komunale dhe administrative, sipas këtyre rekomandimeve, duhet t’i marrë përsipër Teatri. Në pikën 3 thuhet që “Punëtorët (10 aktorë dhe 6 punëtorët e Shtëpisë së Kulturës), të paguhen në kuadër të një liste të përbashkët”. Në pikën katër thuhet se Teatri duhet të paraqesë projektin për një vit në DKRS, në të cilën duhet të parashihen shpenzimet për pikat 2 dhe 3. Ndërkaq, në pikat 5-6, rekomandohet që “DKRS të obligohet të ndajë një pako financiare për mbulimin e shpenzimeve të Teatrit dhe Drejtori i Teatrit të raportoj në Kuvend dy herë në vit”.

Rexhaj beson se këto propozime do të kalojnë me shumicë votash në asamble, çka do të pasojë hapjen e konkursit për pranimin e 10 aktorëve ashtu siç parashihet me ligj.

Tanimë jeta kulturore e Prizrenit do të pasurohet me të paktën një shfaqje në muaj.

Më Shumë

Bashkimi synon barazimin e serisë ndaj Yllit

Skuadra e Bashkimit nuk do ta ketë aspak misionin e lehtë në mbrëmje kur të përballet me Golden Eagle Yllin në kuadër të serisë...

Nagavci: Projektligji për tekstet shkollore përmirëson cilësinë e arsimit

Të premten në Komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës është diskutuar për Projektligjin për tekste shkollore, të cilin është duke e kundërshtuar opozita. Madje,...

Lajmet e Fundit