16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Prizren: Teleisja e nuseve si trashëgimi kulturore

Pikturimi apo teleisja e nuseve kishte marrë vëmendje të madhe në Kosovë, kur fotografia e Nita Zeqirit u publikua në “National Geographic” në dhjetor të vitit 2013.

Asokohe, këtij arti iu kthye vëmendja e audiencës vendase, por edhe e asaj ndërkombëtare. Pas kësaj, procesi i pikturimit të nuseve në zonën e Zhupës afër Prizrenit, u prezantua edhe në Muzeun Etnologjik të Prishtinës. Krejt këto ngjarje u bënë njëfarë rizbulimi i përgatitjes së nuseve. Por pikturimi i tyre është bërë gjithandej Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.

Këtë e dëshmon studimi i etnologes, Drita Halimi-Statovci. Libri i saj, “Pikturimi i fytyrës në Kosovë” e nëntitull “Ndërmjet traditës dhe modernitetit”, dëshmon se pikturimi i nuseve është bërë gjithandej vendit. Etnologia shkon edhe më tej. Në të, ajo merret me këtë proces si rit, por edhe me motivet.

Art, magji e ritual

Vetë ngjyra e kopertinës së librit të botuar këtë muaj, paraqet ngjyra e motive që janë përdorur për pikturimin e fytyrës së nuseve. Motivet janë të shumta. Halimi-Statovci, e lindur më 1945 në Gjilan, thotë se ato janë bartur qysh nga koha e ilirëve. Dielli, lulet e trekëndëshi janë disa prej tyre…

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit