11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Pse dëshpërimi i Konicës është aktual edhe sot?

Një faqe në Facebook për Faik Konicën, ka qindra e mijëra ndjekës dhe shprehjet e ribotuara të tij pëlqehen shumë dhe shpërndahen me shpejtësi në rrjet.
Së fundmi është botuar një foto, shoqëruar me këtë shprehje: “I vjen çudi njeriut kur udhëton nëpër Shqipëri dhe vëren nga një anë majmësinë e dheut dhe begatinë e gjërave, nga tjetër anë vobekësinë dhe vojtjen e njerëzve…”.

Për shumë komentues, shprehjet e tij janë aktuale edhe sot.

Më poshtë një koleksion me disa shprehje, publikuar nga kjo faqe.

– “Më tepër plakem dhe më tepër më hyjnë dyshime nëse do të qytetërohemi ndonjë ditë!”

– “Gjatë luftës për pavarësinë greke, në çastin e ndodhive të mëdha dhe të luftërave të përgjakshme, grekët shkuan e u fshehën nëpër pullazina e stalla, ndërkohë që shqiptarët u bënë ballë turqve.”

– “Në qoftë se e papritura ngjet, në qoftë se Shqipëria – fjalë fatale – vdes, ahere munt pa çpifje të shkruajmë këto fjalë në gur të varrit të saj: “U-ngjall nga idealistët, U- ruajt nga rastet, U-vra nga politikanët”.

– “Ashtu kuptova se në të vërtetë kisha arritur në Shqipëri, një vend i bekuar me një mijë bukurira, po i shkelur nga një turmë, e cila ushqen një urrejtje kundër bukurisë.”

– “Nuk është mjaft, nuk është gjë prej gjëje, o studentë në i shpufshi Shqipërisë një dipllomë vetëm. Duhet t’i shpini edhe një mendim. Dhe ay mendim duhet të jetë aq’ i fuqishmë sa t’i shërojë trupin nga çdo sëmundje dhe t’i japë Zonjës së brengosur shëndetin dhe forcën për të qeverisur shtëpinë si nikoqire.”

– “Trimëria e shqiptarit, sado e madhe në vete, është e vogël në shkaqet që e ndezin.”

– “Shqiptarët nukë ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen me dy anë : Ana e kombëtarëve, në të cilën ka shqiptarë nga të gjithë besimet, edhe ana e zuzarëve.”

– “Ndryshimet e mira mund t’i sjellë vetëm një kabinet i pastër, i frymëzuar me ideale politike dhe sociale të larta, dhe se një kabinet i ndershëm mund të dalë vetëm prej një Parlamenti të ndershëm. Të gjitha këto i sheh dhe i di çdo njeri që është me të vërtet’ njeri dhe jo shtazë me fytyrë njeriu.”

– “Gjykatave duhet t’u kushtohet rëndësi e veçantë. Nëse emërohen gjyqtarë vërtet të ndershëm, të paanshëm dhe të zotë, qeveria do të fitojë menjëherë zemrën e popullit. Për gjyqtarë të tillë, asnjë rrogë nuk do të ishte tepër e madhe, asnjë shpenzim nuk do të ishte i kotë.”

Më Shumë

Nektari i luginës së harruar

Enver Sulaj Unë nuk mund të hyj në vetminë tënde As në trishtimin tim në ditën e kryqëzimit Kur turma ulërinte drejt qiellit skëterrë. Unë nuk mund ta...

Dhurata Dora ‘zjarr’ në klipin e ri

Dhurata Dora ka kaluar tashmë të gjithë kufijtë dhe pritshmëritë me projektin e ri muzikor, raporton GazetaBlic. “Sheqer”, titullohet kënga e saj më e re. Teksti...

Lajmet e Fundit