10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Pse fitoi Birdman

Birdman fiton OscarBirdman ishte fituesi i madh i Çmimeve të Akademisë në edicionin e 87-të të saj. Ai u nderua me katër Oscarë nga nëntë nominime për kategori të ndryshme.
Por, çfarë e bëri këtë film fitimtarin e kinematografisë për këtë vit?

Birdman mund të kishte rënë lehtësisht viktimë e marifeteve dhe ambicieve të veta. Për fillestarët, është një film shumë i ndërgjegjshëm që ka protagonist Michael Keaton, si një aktor të mbaruar të mirënjohur dikur për rolin si superhero, që ngjan pak si fjalë e largët për yllin e Batman.

Filmi është realizuar që të duket si një regjistrim i vetëm, ndërsa kolona zanore është në thelb një bateri e vetme. Përveç kësaj, titulli i plotë i filmit është Birdman ose virtyti i papritur i injorancës, që kundërmon aspiratë, por në fakt, ka kuptim në fund të filmit.

Në duart e një regjisori më pak të sigurt, Birdman do të kishte dështuar, por me në krye Alejandro González Iñárritu, filmi ka një hare të vërtetë kinematografike.
Fillimisht e hasim Riggan Thomson (Michael Keaton), teksa ai pluskon në ajër në dhomën e tij të zhveshjes me të vetmin zë që jeton në kokën e tij dhe që i bën shoqëri. Thomson është një yll filmash që duket se është zhdukur nga syri i publikut qëkur seritë shumë popullore të Birdman, u shfaqën në kinema disa vite më parë.

Në një përpjekje për të fituar edhe një herë vëmendjen e të tjerëve ose thjesht për t’i provuar diçka vetes, ai vë në skenë një prodhim Broadway bazuar në novelën e Raymond Carver, ku ai planifikon të jetë producent, regjisor dhe protagonist.
Performanca e Keaton është e fortë, pa pendesë dhe më e mira nga të gjitha është argëtim i pastër. Roli është në fakt kompleks, teksa Thomson duket të hyjë dhe të dalë nga realiteti. Personazhi i tij në Birdman e shpreh veten në çaste të stresuara. Është një alterego e gjërave

Zëri i Birdman vepron si një personalitet unik që ekziston brenda tij. Është Thomson skizofren apo Birdman është thjesht një manifestim i mendjes, shkaktuar prej guximi shkatërrimtar i Thomsonit?
Përveç Keaton, aktorët e kastit mbështetës janë një element tjetër i mirë i filmit. Emma Stone, Zach Galifianakis dhe Naomi Watts të gjithë e bëjnë shumë mirë rolin e tyre, por Edward Norton kryeson në çdo aspekt.

Ndoshta ky lloj aktrimi është më i miri në karrierën e Norton, pasi metoda e përdorur është një frymë e re. Ndryshimet midis tij dhe Keaton teksa bëjnë prova, na mbajtën në gjemba të gjithëve.

Gjatë konferencës për shtyp pas shfaqjes së filmit, e pyeta Norton nëse ai pati ndonjë frymëzim të veçantë për personazhin, ndërsa ai u përgjigj: “Thjesht i gjendur disa metra larg Alejandros… unë mbaja veshur shallin e tij në film, mbaj veshur xhaketën e tij, gjithçka them në film e kam dëgjuar atë ta thotë, ose e di që ai do ta thotë”.

Kjo e çoi Iñárritu të ndërveprojë në çastin e tij të preferuar në sheshin e xhirimit, që ndodhi gjatë një skene në të cilën Norton vë në pyetje zgjedhjet prej regjisori të Keaton: “Po i shpjegoja Edward sesi funksionon lëvizja në kamera dhe gjithçka tjetër në lidhje me të, e ai filloi të më vinte në pyetje për të… ndaj papritur ai u bë regjisori im, duke thënë çfarë aktori po thoshte dhe unë po shihja faqen duke thënë, ‘o perëndi kjo është një pasqyrë në një pasqyrë’”.

Disa nga çastet më të mira të filmit janë kur ai largohet prej botës tonë dhe hyn në një tjetër të panjohur, të çuditshme dhe të egër.

Skenat në të cilat Keaton përleshet me zërat në kokën e tij, janë plot realizëm magjik. Në një pikë Iñárritu zgjedh të thyejë murin e katërt dhe të krijojë një çast diegetic (kur filmi përzihet me realitetin) ku bateristi i filmit shfaqet në film.
Kjo ndërprerje mund ta largonte shikuesin nga filmi, por në kontekst funksionon dhe i shton çmenduri të orkestruar me përpikëri. Puna e bërë me kamerën në film është e mrekullueshme. Çdo skenë zhytet në kaos dhe energji, teksa kamera e hap rrugën drejt aksionit në film.

Tranzicioni i butë nga një skenë në tjetrën është impresionues nga ana vizuale dhe përshtatet me tonin e vendosur nga kolona zanore. Këto elemente kombinohen për të formuar një stil që është unik dhe një mrekulli teknike.

Përveç strukturës kaotike, dialogu qesharak dhe i mprehtë e bën filmin të ecë shpejt. Mësojmë çfarë dimë për Thomson dhe atë që futet në jetën e tij përmes ndryshimeve domethënëse, që është mënyra sesi bërja e filmave funksionon, por është bërë e rrallë dhe me vlerë në një treg ku filmat e buxhetit të madh dhe seritë zënë më shumë vend.

Birdman shkon pak a shumë drejt këtyre temave, pa e deklaruar drejtpërdrejt këtë. Në cep të pasqyrës së dhomës së zhveshjes së Thomson, është e dukshme një shprehje “Një gjë është një gjë, jo çfarë thuhet për atë gjë”, që do të ishte teza e filmit, nëse ai do kishte një.

Të njëjtën gjë mbështeti edhe regjisori në konferencën për shtyp kur tha se filmi është ai që është dhe asnjë kritikë nuk mund ta ndryshojë atë. Ndonjëherë, filmi luan rolin e katarsit për regjisorin dhe ndërsa kjo është e vërtetë deri diku, ka më shumë brenda filmit sesa kaq.Në rastin e Birdman, ky kritik nuk mund ta rekomandojë mjaftueshëm.

Më Shumë

Lajmet e Fundit