4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Psikologjia e personazheve në romanin “Gosti në natën e parë të vjeshtës”

Bekri Murselaj

Cen Berisha kryepersonazh në këtë roman dhe Anita gruaja e Cenit, përbëjnë gjithë boshtin e rrëfimit në këtë roman të prozatorit Gëzim Aliu.

Titulli i këtij romani “Gosti në natën e parë të vjeshtës” mund të paraqet një gjendje emocionale, ngase prej këtij titulli mund të aludojmë për gjendjet emocionale dhe psikologjike nëpër të cilat kalon kryepersonazhi i romanit.

Ky roman mban në vete shumë personazhe dhe që natyrisht edhe gjendja emocionale është e llojllojshme, sepse prej kryepersonazhit Cenit, deri te rrëfimtari i fundit do të ndjejmë tema dhe emocione nga më të ndryshmet. Ceni është kryepersonazh dhe Anita një personazh që të dy bëjnë një binom të rrëfimit, ku Anita, është një organizatore e kësaj gostie në shtëpinë e tyre dhe Ceni një nikoqir i gostisë në fjalë.

Duhet theksuar se në këtë roman, gjendja emocionale e personazheve përkufizohet prej temave që trajton ky roman. Në këtë roman, do të ndjejmë një gosti në të cilën pothuajse të gjithë personazhet janë të lumtur në një formë nga dehja me verë dhe raki, e që do të flitet për artin, luftën, letërsinë dhe dashurinë. Prej secilës temë që e përmendëm të gjithë personazhet kanë gjendje emocionale të përzierë ngase, përveç Cenit që ndoshta është personazhi më i këthjelltë gjatë gjithë rrëfimit.Ceni dhe Anita bashkëshortët e këtij organizimi kanë një rol herë parësorë dhe herë dytësorë në rrëfim. Ceni është ai, që e përjeton më fuqishëm gjithë gostinë e shtëpisë, ndërsa Anita përpos që gostinë e përjeton si një organizatore, ajo gjithmonë paraqitet me gjendjen emocionale të lumturisë.

Ndërsa Ceni është kryepersonazh që e përjeton gjithë gostinë, ashtu siç zhvillohet në realitet, sepse Ceni është ai, që e ndjenë dhe diskuton me shumë miq të shtëpisë, artin e krijimit që konkretisht flet për dorëshkrimin e tij që herë shpreh mllef dhe dëshëprim për ta djegur gjithë dorëshkrimin e tij, dhe herë diskuton me regjisorë të ndryshëm se mund të krijohet një film i bukur dokumentar prej atij dorëshkrimi.

Gjithmonë sipas këtij kryepersonazhit të këtij romanit, është karakteristik se ky personazh ka një diapazan të gjerë të dijes ku, gjatë gjithë kohës është në kontakt të vazhdueshëm me misafirë të ndryshëm që janë të ftuar në shtëpinë e tij.

Sipas Cen Berishës në shtëpinë e tij, gjithmonë shfaqet një atmosferë festive sepse, flitet për artin, kulturën, luftën dhe dashurinë ku Ceni shfaq ndjenjën e atdhedashurisë, ku rrëfen për luftën si një përjetues me tone herë patriotike herë, herë mallëngjyese, që pasqyron një rrëfim të pastër, dhe me ambice të pritshme, por që sipas Cenit, ky dorëshkrim duhet djegur.

Personazhet në këtë roman kur flasin për luftën, gjithmonë shfaqin ndjenjën e atdhedashurisë, në këtë rrëfim për luftën Ceni flet në vetën e parë “unë”, por që ky rrëfim, është rrëfim mbi rrëfimin në këtë roman, ku kryepersonazhi Cen Berisha, paraqet ndjenja të ndryshme emocionale, herë si personazh herë si shkrimtar.

Në këtë roman të Gëzim Aliut është karakteristik se kryepersonazhi Cen Berisha, shfaq ndjenjat e një gazetari, shkrimtari, patrioti, dashnori, por nga kjo mund të konkludojmë se kemi të bëjmë me një personazh, të gjithëdijshëm që sjell ndjenja nga më të ndryshmet, në roman, ku ky roman “Gosti në natën e parë të vjeshtës”, kryesisht përmes personazhit Cen Berisha, fuqizon ndjenjat e njeriut mikpritës, që gjatë gjithë kohës është mjaft i dashur për misafirët në shtëpi. Sipas këtij personazhit në roman, gjithmonë jepen porosi nga më të ndryshme dhe varësisht prej fushave dhe pregatitjeve profesionale të personazheve në romanin e Gëzim Aliut. Në roman personazhi Cen Berisha, është një njeri i dashur, patriot, vizionar, intelektual, dhe mbi të gjitha një personazh i formuar në të gjitha fushat e jetës.

Më Shumë

Moti sot me diell dhe shumë i ngrohtë

Të dielën, më 14 prill parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 6-25...

Bajram Gigolli lanson projektin e radhës, i dedikohet dëshmorëve dhe martirëve të Lubizhdës së Hasit

Me një theks të fortë historik, kjo këngë përshkruan ngjarjet e njëra prej betejave më të rëndësishme të luftës së fundit në vendin tonë. Me...

Lajmet e Fundit