4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

“Pusi”, romani i ri (autobiografik) i Kim Mehmetit

Autori shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti, vjen për lexuesin shqiptar me një vepër të re. “Pusi”, një roman me elementë autobiografik vjen si botim i “Mapo Editions” dhe sjell edhe një herë autorin të fokusuar tek një temë e rëndësishme siç është ajo e identitetit. Kim Mehmeti, gjithashtu do të jetë kryetari i jurisë së edicionit të IV-t të çmimit letrar “Kadare” që do të shpallet në fund të muajit maj.

Kim Mehmeti:”Unë mirë kam kaluar edhe në hapësirën Maqedonase përsa i përket letërsisë edhe në atë serbe nëse doni. Më kanë çmuar, më kanë botuar. Mirëpo, unë kam ndjerë nevojën të jem në peshoren e Tiranës dhe le të jetë ajo edhe 2 gramë. Më mirë 2 gr në Tiranë, se 2 kg kudo qoftë tjetër.

Sipas drejtores së “UET Press”, Alda Bardhyli, Kim Mehmeti sjell një kontribut në kujtesë dhe identitet.

Alda Bardhyli:”Për një vend si Maqedonia, ashtu si të gjitha vendet e Ish-Jugosllavisë, nuk e kanë mbyllur ende proçesin e rishkrimit apo ndërtimit të kujtesës dhe ky roman jep një kontribut në këtë drejtim.”

Vetë autori tha se është nga ata shkrimtarë që e do Tiranën dhe se prej vitit 2002 nuk shkruan më në gjuhën maqedonase.

Kim Mehmeti:”Unë e di që ne periferitë jemi të rëndësishëm, se një periferi e ushqen me gjak të freskët qendrën. Mirëpo qendra është ajo që mund ta bëjë veprën shqiptare dhe aty do jenë peshoret e shqiptarisë. Në jetë jam munduar që të gjitha t’i ruaj, mirëpo ajo që të mat si njeri jeni ju shqiptarë. Pas asaj mund të të masin peshore të tjera.”

Më Shumë

Lajmet e Fundit