5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Reflektimi i “Dokufestit”

Zyrat e festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest” gjatë këtyre ditëve janë me përplot të rinj.

Bashkë me drejtuesit e festivalit ata po punojnë në të gjitha detajet, që kanë të bëjnë me organizimin e edicionit të 17-të të “DokuFestit”.

Angazhime ka duke filluar nga planet për rregullimin e kinemave dhe hapësirave përcjellëse deri tek akomodimi i mysafirëve. Në të njëjtën kohë si risi paralajmërohet dukja e festivalit dhe vetë qytetit, ndonëse nuk shpalosen informata në këtë drejtim, për ta ruajtur faktorin e befasisë për ditët e festivalit, shkruan sot Koha Ditore.

“Jemi duke punuar për përgatitjen e edicionit të 17-të të festivalit. Kanë mbetur më pak se dy javë deri në fillimin e festivalit”, ka thënë drejtoresha e festivalit, Nita Deda.

Koha për reflektim

Tashmë organizatorët kanë njoftuar që tema e “Reflektimit” do të theksohet në edicionin e sivjetmë të “DokuFestit”, që fillon më 3 gusht dhe mbyllet më 11 gusht, në kryeqytetin historik të Kosovës.

Gjatë kësaj periudhe pritet që Prizrenit të shndërrohet në kryeqytetin kulturor, shkaku i aktiviteteve të shumta në “DokuFest”, që kanë të bëjnë me projektimin e rreth 260 filmave, mbajtjen e punëtorive e master klasave me filmbërësit nga vende të ndryshme të botës, debateve e deri te programi me performanca muzikore.

Drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, ka bërë të ditur se tema e “Reflektimit” sivjet do të hulumtohet përmes kampanjës së festivalit, si dhe përmes një kombinimi të programit të filmave, ekspozitave digjitale, bisedave me artistë, punëtorive dhe performancave muzikore.

Më Shumë

Këto janë vendet në Prizren ku sot do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS ka bërë të ditur se sot do të kryhen punime të domosdoshme në sistem dhe për këtë arsye në disa vende do të...

Malishevë: Raportoi rrejshëm se u dhunua, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Policia ka njoftuar për një rast të dhunimit në Malishevë, ku një burrë ka raportuar dje se është dhunuar nga një burrë tjetër. “DHUNIM- Malishevë...

Syri i kaltër

Zotërit e fjalës

Lajmet e Fundit