9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Reklamim kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit

Qendra Historike në Prizren përmban një pjesë të monumenteve më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore, e cila është zonë e veçantë e mbrojtur. Mirëpo, ka vite me radhë, që kjo zonë historike po mbingarkohet nga reklamat e bizneseve të ndryshme.

Organizata joqeveritare “EC ma ndryshe”, ka publikuar hulumtimin “Shenjëzimi dhe reklamimi kaotik në Qendrën Historike të Prizrenit”, përmes së cilës ka shfaqur gjendjen në të cilën ndodhet kjo zonë.

Valon Xhabali nga kjo organizatë, thotë për KosovaPress se kjo gjendje ka ardhur si pasojë e moskomunikimit në mes institucioneve të nivelit lokal dhe atij qendror.

Ai ka thënë se vendosja katoike e reklamave në këtë zonë historike, po shqetëson qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile.

Edhe udhëheqësi ekzekutiv i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore, Isuf Koci, e cilëson shqetësues reklamimin e pakontrolluar por edhe parregullsitë tjera në Qendrën Historike të Prizrenit.

Koci thotë se KKTK e ka për detyrë që të bëjë vlerësimin e projekteve të trashëgimisë kulturore, por pavarësisht kësaj, ai ka deklaruar se për 10 vite me radhë nuk kanë marrë asnjë projekt për shqyrtim nga institucionet e Ministrisë së Kulturës.

Ai po ashtu ka njoftuar për KosovaPress se në muajin mars të këtij viti, do të dalin me një raport vlerësues për Qendrën Historike të Prizrenit.

Ndërsa, drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Prizrenit, Fatmir Memaj, thotë se kjo dukuri është prezente qysh një kohë të gjatë. Ai ka thënë se kjo drejtori jep leje për vendosjen e reklamave vetëm nëse merr pëlqim nga QRTK-ja, e njëherësh ka treguar se kriteret për vendosjen e reklamave janë shtuar.

Edhe Valon Xhabali nga organizata “EC Ma ndryshe”, thotë se pas reagimeve të tyre, një pjesë e reklamave në kundërshtim me ligjin janë hequr, por prapë se prapë, kjo qendër historike vazhdon të preket nga kjo dukuri.

Përndryshe, në Qendrën Historike të Prizrenit po vazhdon të mbizotërojë edhe dukuria e rrënimit të shtëpive tradicionale, si dhe “uzurpimi” i hapësirave publike nga kafiteritë e ndryshme në qytet.

KosovaPress për muaj me radhë ka kontaktuar Ministrinë e Kulturës për të caktuar një intervistë me ministrin Kujtim Gashi, pjesë e së cilës ka qenë tema për Qendrën Historike në Prizren dhe trashëgiminë kulturore në përgjithësi, mirëpo, ende nuk ka marrë aprovim, me arsyetimin se agjenda e ministrit është shumë e ngarkuar. /KosovaPress

Më Shumë

Selmanaj synon shtrirjen e LDK-së në çdo familje të Prizrenit

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, ka bërë thirrje te të gjithë anëtarët e partisë që të bashkohen për...

Një person arrestohet në Prizren pas sulmit fizik ndaj bashkëjetueses

Një person është arrestuar në Prizren. Ai dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht  femrën me të cilën bashkëjeton. “Viktima ka pësuar lëndime trupore, ndërsa...

Lajmet e Fundit