6.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Rexhep Hoxha, klasiku i përhershëm i letërsisë për fëmijë

Vdekja e tij nuk e ka privuar nga epitetet që i fitoi falë krijimtarisë së gjatë letrare. Ai vazhdon të konsiderohet si klasiku i letërsisë shqipe për fëmijë, me vjershat e romanet e të cilit u rritën breza të tërë filloristësh. Në opusin e tij ndihet përherë një botë e pasur fëmijërore me elemente të pasura nga nënqielli shqiptar.

Shkrimtarë, kolegë e dashamirë të fjalës kanë përkujtuar të enjten shkrimtarin Rexhep Hoxha, i cili u nda nga jeta më 11 korrik të këtij viti disa muaj para se t’i mbushte 90 vjet.

E organizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në mjediset e Institutit Albanologjik, akademia përkujtimore solli vlerësime e diskutime për veprën e shkrimtarit që konsiderohet si themelues i letërsisë për fëmijë në Kosovë.

Pas një minutë heshtjeje, ku të pranishmit e nderuan shkrimtarin e ndjerë, kryetari i LSHK-së, Shyqri Galica, ka thënë se me veprën e Rexhep Hoxhës u edukuan breza të tërë në vend.

“Vepra e parë e profesor Rexhep Hoxhës do të jetë vazhdimisht një abetare për shkollarin e fillores, kurse do të jetë dhe një mesazh për jetën e tij, një mesazh edukativo-artistik që do ta ngrejë nivelin e tij arsimor dhe intelektual”, ka thënë Galica.

“Veprat e këtij shkrimtari do të lexohen jo vetëm nga fëmijët, por edhe nga struktura të ndryshme, sepse janë vlera artistike”.

Ai ka theksuar se poetika e Hoxhës është e veçantë nga përmbajtja, stili, idetë dhe pikëpamjet.

Në vazhdim janë deklamuar poezitë e Rexhep Hoxhës.

Më Shumë

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka vendosur për shtyrjen e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Ky vendim vije pasi Presidentja e vendit tonë...

Lajmet e Fundit