10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Romani ‘Dashuria mbi gjithçka’: Një histori ngacmuese për emocionet e fshehura

Si në një skenë të fokusuar imazhi, e ndjeshmërie të butë, nis libri “Dashuria mbi gjithçka” e autores Katie Kacvinsky. Një histori e përsosur e dashurisë, ngacmuese për të kujtuar emocione të fshehura, por jo të harruara të drithërimave të para…E sjellë në shqip nga Gerta Jazaj, botimet Pegi, nisin me këtë titull të parë në shenjë simbolike me ditën e sotme, të Shën Valentinit, koleksionin Fluturëzat.

Mendoj se të gjithë janë zhytur në botën e mendjengushtësisë dhe kujtojnë se pikërisht ajo bota e tyre e vockël është qendra e universit. Marrëdhëniet i ndërtojnë sipas interesit dhe ti duhet të ecësh mbi vezë për ta mbajtur mirë me të gjithë, sepse mbi kësisoj themelesh krijohen sot raportet midis njerëzve. Dhe nuk mund t’ia lejosh vetes të përballesh me ta, sepse kështu rrezikon të thyesh atë lëvozhgën e brishtë. E kështu, të gjithë kthehemi në frikacakë kolektivë pasivë, që vëmë maskën e buzëqeshjes ngado shkojmë, sepse, mos e dhëntë Zoti, sikur ta ulësh pakëz atë maskë, ata që të rrethojnë do ta kuptojnë se jeta jote nuk është e përkryer…Është kjo një pjesë e atij mendimi që ndeshin dy të rinj kur dashurojnë, që rrallë e më rrallë po ndodh të mbeten jashtë slangut modern. Si në një skenë të fokusuar imazhi, e ndjeshmërie të butë, nis libri “Dashuria mbi gjithçka” e autores Katie Kacvinsky. Një histori e përsosur e dashurisë, ngacmuese për të kujtuar emocione të fshehura, por jo të harruara të drithërimave të para…E sjellë në shqip nga Gerta Jazaj, botimet Pegi, nisin me këtë titull të parë në shenjë simbolike me ditën e sotme, të Shën Valentinit, koleksionin Fluturëzat. “Ky është titulli i parë i koleksionit Fluturëzat. Me anë të këtij koleksioni do të sjellim romane të lehtë dhe të ëmbël, për të rinjtë e të rejat që kanë ende kohë të ëndërrojnë e të përhumben pak përmes rreshtave të dashurisë. Emri i koleksionit kërkon të na kujtojë emocionet e mëdha dhe fluturat e vogla në stomak, që ndiejmë sa herë biem në dashuri”, ndajnë botimet Pegi për lexuesit.

Grei është një djalë i ngrysur, durimpak dhe i tërhequr. Dilani është një vajzë kurioze, gjithmonë në lëvizje, gjithmonë në kërkim të një risie, ekzaktësisht e kundërta e tij. Për herë të parë, Grei e vë re Dilanin kur ajo është e shtrirë barkazi në oborrin e universitetit, me xhinse të vjetra e këpucë të dala mode, me një aparat fotografik në dorë, teksa fokusohet te diçka që askush tjetër nuk arrin ta shohë. I ka zënë rrugën Greit, i cili është i detyruar t’i flasë. Pa e kuptuar as ai vetë, ajo ka hyrë në jetën e tij, duke vendosur në mënyrë pothuajse autoritare ta kalojnë pasditen bashkë. Dilani nuk është si vajzat e tjera që ka njohur Grei. Ajo është shpirtërisht dhe mendërisht e hapur, tërësisht vetja e saj, e pacenuar nga mendimet e të tjerëve. Fillimisht, pyetjet e saj të çuditshme dhe energjia e pashtershme e bezdisin Grein, por shumë shpejt ai do ta ndiejë veten më të hapur dhe kureshtar ndaj kësaj vajze të çmendur. E rrëfyer nga pikëpamjet e dy personazheve, historia e Dilanit dhe Greit do të shpaloset gradualisht, së bashku me sekretet më të thella të këtyre dy adoleshentëve. “Ky roman përcjell bukur ekstazën e thellë të dashurisë së parë; ringjall çastin kur dy të dashuruarit kuptojnë se ky është vetëm fillimi i jetës, e cila nuk do të rrjedhë njësoj për të gjithë, shkruan Newsday.com.

Të dy personazhet vendosen përballë njëri-tjetrit, e herë këmbehen për mënyrën se si i shohin njerëzit, botën, gjithçka që rrethon jetët e tyre, e ndërkohë janë në kërkim të një historie të bukur dashurie, në prag të botës pas-shkollore, ashtu siç edhe do vlerësohet romani nga School Library Journal. E në këtë të drejtë, mjaft kritikë do ngrenë dilemën për lexuesit, nëse kjo është vërtet një dashuri apo vetëm një lojë e komplikuar.

Autorja është mjeshtre e kësaj skeme, kur njihet për romanet e saj të shkruara kryesisht për adoleshentët dhe të rinjtë. Veprat e saj kanë marrë vlerësime të rëndësishme në YalsaAwards, ndërsa “Dashuria mbi gjithçka” ka qenë një nga finalistët e çmimit Oregon Book Award. Ajo jeton në Uiskonsin me familjen e saj.

Dhe pas këtij romani çfarë zbulohet?! Në një nga sekuencat e tij, është dhe leksion jete:

– Pra, ky është çelësi i lumturisë? Të mos e marrësh jetën seriozisht? – e pyes. – Jo, jetën merre seriozisht. Në fund të fundit është një gjë e pashmangshme. Sekreti është të mos e marrësh veten seriozisht. Hidhi gjërat pas krahëve. Mos e vrit mendjen fare për atë që mund të mendojnë të tjerët për ty. Madje dil edhe jashtë parashikimeve të tyre; kjo është mënyra më e goditur për t’i mbajtur ata tërë kohën sy e veshë.

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Koha për spektakël në gjysmëfinale

Në fundjavë fillojnë ndeshjet gjysmëfinale të “Play-off”-it në Prince Caffe Superligë, ku pritet një spektakël i basketbollit. Në gjysmëfinale do të ndeshen katër skuadrat që...

Lajmet e Fundit