14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Rrahjet e fundit të zemrës së Enver Hoxhës

Kontrolli mjekësor i mëngjesit të 9 prillit 1985 shkoi më mirë se sa ditët e kaluara. Enver Hoxha, lideri i pasfidueshëm i Shqipërisë për 41 vite po bënte një xhiro në kopshtin e vilës së tij bashkë me bashkëshorten, Nexhmijen, e cila po shtynte karrocën.

Por, rreth orës 10:00, Nexhmija i ra alarmit nga dhoma e gjumit. Ekipi special i doktorëve që ishte përherë në telefon, nxituan t’i jepnin Hoxhës oksigjen dhe shok elektrik që zemra të riniste të punonte.

Ata ishin të suksesshëm dhe shenjtat dukeshin të mira në pamje të parë. Por, organet jetësore të Hoxhës ishin rrënuar nga diabeti dhe nuk mund të riparoheshin. Doktorët e mbajtën zemrën e tij në punë edhe për dy ditë të rjera, por e dinin se Enveri nuk kishte shanse. Pak pas mesnatës së 11 prillit, një sulmi i dytë në zemër shkaktoi goditjen fatale.

Rreth mesditës, radioja shtetërore dha lajmin: “Sot, më 11 prill 1985, në orën 02:15, zemra e liderit të dashur dhe të lavdishëm i partisë dhe popullit tonë”.

Formulimi thoshte se Hoxha nuk kishte vdekur, por vetëm zemra e tij kishte pushuar.

Të vetmit që pritën me gëzim këtë lajm ishin të burgosurit e Spaçit. Ata shpërthyen në britma dhe duke u hedhur si njerëz të lirë. Pak ditë më pas ata e paguan këtë sjellje ekzaltuese me rrahje dhe 20 ditë izolim.

Kjo bëri që gjatë ceremonisë së përcjelljes për në banesën e fundit, ndërsa e ndiqnin nga televizor, askush nuk guxoi të qeshte apo festonte.

Pjesë nga libri “Shqipëria Moderne: Nga Diktatura në Demokraci” (NYU Press, Maj 2015)

Më Shumë

Albin Kurti sot i mbush 49 vjet

Sot është një ditë tejet e veçantë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ai sot e feston ditëlindjen e 49-të. Kurti ka lindur më 24 mars...

Familja e 71 vjeçarit të vdekur akuzon urologun në Prizren për neglizhencë

Urologu Fatos Shukriu është duke u hetuar nga Prokuroria Themelore në Prizren për veprën penale “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”. Kjo pasi që familja e...

Lajmet e Fundit