15.8 C
Prizren
E martë, 16 Prill, 2024

Rrëfimi i padëgjuar i Winehouse (Video)

Është shfaqur për herë të parë në një dokumentar të ri të BBC, një intervistë e papublikuar edhe e padëgjuar ndonjëherë e Amy Winehouse.

“Amy Winehouse: In Her Own Words” tregon disa video të këngëtares, të cilat ishin regjistruar para se ajo të ndahej nga jeta në 2011.

Në programin 23-minutësh, artistja britanike kishte folur rreth romancës së saj me bashkëshortin Blake Fielder-Civil, për tekstet e saj që kishin lidhje me jetën personale dhe mendimet e saj për të mos qenë një model te të tjerët.

Amy u martua me të dashurin e saj Blake në maj 2007, marrëdhënie e cila shumë shpejt doli jashtë kontrollit dhe në gusht të po atij viti, Amy dhe Blake u fotografuan të gjakosur në rrugët e Londrës pas një zënke mes tyre.

Amy u divorcua me Blake në gusht 2009, për të cilin ishte shprehur se e kishte mësuar atë me heroinën.

Por, duket se Blake ka qenë një frymëzim i këngëve më të famshme të artistes në albumin e saj në 2006 “Back To Black”.

Në intervistën e dhënë për programin “BBC Music” në atë kohë, këngëtarja ishte shprehur: “Rashë si e çmendur në dashuri me dikë që nuk më ka sjellë asnjë të mirë në jetë. Kur u ndava me të, nuk kisha asgjë për çfarë të luftoja, kështu që luaja piano përreth 4 orë në ditë, dehesha aq shumë sa duhet të më dërgonin në shtëpi me karrocë dore. Kështu “Back To Black” flet për gjendjen e keqe që unë po kaloja në atë kohë”.

Amy, e cila publikoi tre albume në karrierën e saj të shkurtër, ka dashur që ta distanconte sa më shumë veten e saj si një model që të tjerët duhet të ndiqnin.

Duke thënë se ajo nuk është shembulli që vajzat duhet të ndjekin, ajo shpresonte se fansat duhet të largoheshin nga meloditë e saj dhe se nuk duhet të ndjenin kurrë ato lloj emocionesh për të cilat ajo ka shkruar.

https://youtu.be/78q7sfqibHg

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 800 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1873 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Lajmet e Fundit