11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

SBASHK: Greva mbahet, Qeveria nuk ofroi asgjë konkrete

Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBASHK) nuk ka hequr dorë nga greva e përgjithshme e mësimdhënësve dhe ajo do të fillojë më 20 prill.

SBASHK-u ka shpallur grevën e përgjithshme më 20 prill dhe ajo do të fillojë sepse Qeveria e Kosovës edhe në mbledhjen e saj të jashtëzakonshme nuk ka ofruar asgjë konkrete lidhur me çështjen e implementimit të 0.5 % për çdo vit shërbimi për të punësuarit në arsimin e Kosovës dhe as për kërkesat tjera nga Kontrata Kolektive të nënshkruar tani e sa kohë mes MASHT-it dhe SBASHK-ut, thuhet në komunikatën e SBASHK-ut.

“SBASHK-u ka analizuar tekstin e dalë nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës dhe ka vlerësuar se në atë tekst, që quhet Propozim-vendim, nuk ka asgjë konkrete sepse nuk është thënë asgjë me afate lidhur me implementimin e kërkesave të SBASHK-ut, që tani më janë të njohura për gjithë opinionin në Kosovë”.

“Kryesia ka autorizuar kryetarët e niveleve komunale të SBASHK-ut dhe atë të SUSHK-ut që të debatojnë me anëtarësinë dhe nesër (të dielën) ta konfirmojnë edhe një herë mendimin e mësimdhënësve në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit Drejtues”.

“Kërkojmë nga gjithë anëtarësia e SBASHK-ut që të vazhdojnë të jenë unik dhe të mbështesin qëndrimet tona të përbashkëta në mbrojtje të kërkesave legjitime dhe dinjitetit të të punësuarve në arsimin e Kosovës. Zëri i anëtarësisë është dhe mbetet obligim për Kryesinë e SBASHK-ut. Pra, me grevën e përgjithshme ta tregojmë unitetin dhe vendosmërinë në mbrojtje të dinjitetit dhe kërkesave tona. Në angazhimet tona e kemi edhe mbështetjen dhe përkrahjen morale edhe nga sindikatat simotra kudo në Evropë, nga Edukimi Internacional dhe nga Sindikata e mësimdhënësve të SHBA. Qeverisë i drejtohemi me apelin që të veprojë konkretisht e jo duke u munduar të gjejë forma e mënyra se gjoja është duke u përpjekur për të realizuar kërkesat tona, me të vetmin qëllim për të fituar kohë e për të mos realizuar asgjë. SBASHK-u i ka dhënë mjaft hapësirë dialogut dhe tani do kërkon veprime konkrete dhe të dokumentuara. Kujtojmë Qeverinë se deri atëherë greva do të vazhdojë dhe se ditët e humbura të mësimit nuk do të kompensohen”, thuhet në komunikatë të SBASHK-ut.

Më Shumë

114 vjet nga vdekja e shkrimtarit të shquar Mark Twain

Samuel Langhorne Clemens (30 nëntor 1835 – 21 prill 1910) njihet me emrin Mark Twain (Mark Tuejn), ishte një autor dhe humorist amerikan. Ai...

Qeveria reagon pas procesit të votimit: Republika e Kosovës ka përmbushur obligimin e saj ndaj qytetarëve

Qeverisë e Republikës së Kosovës ka reaguar në lidhje me procesin e djeshëm të votimit për apo kundër largimit të kryetarëve nga funksioni në...

Lajmet e Fundit