7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

“Seancë e përshpirtshme 2”, libri i ri i Kadrush Radogoshit

20140917153453576600Duke u shoqëruar nën dritën e flakës së qirinjve që shkriheshin mbi tavolinë, laureati i shumë çmimeve letrare, poeti, shkrimtari dhe kritiku letrar nga Kosova, Kadrush Radogoshi i cili tashmë jeton në Kanada , ia dhuron lexuesve shqipfolës dhe anglishtfolës librin “Seancë e përshpirtshme 2”. Ky botim është vazhdim i librit paraprak “Seancë e përshpirtshme 1”, që është botuar në vitin 2008.

Libri përmban poezi të cilat i kushtohen njerëzve që janë vrarë dhe atyre që janë të zhdukur nga lufta. Autori është nisur nga ato që ka parë në varrezat e qytetit të Gjakovës, se si nënat vajtojnë mbi varret e të bijve të tyre ose edhe prej atyre që qajnë mbi një varr të improvizuar.

“Poezitë e këtij libri janë të shkruar mbi atë frymëzimin tim, mbi atë që sytë e mi kanë parë kur kaloja pranë varrezave, për ndjenjat e mia që më janë ngjallur kur i kam parë ato skena”, tha Kadrush Radogoshi autori i librit.

Recensenti Arben Hoxha tregon që karakteristikë themelore e këtij libri poetik është struktura ndijore, semantike dhe figurative e poetit, e cila tani pasurohet me perceptime të reja.
“Në vëllimin poetik Seancë përshpirtshme 2“, përmasa e strukturës së pikëllimit shpaloset nëpërmjet aktit të pëshpëritjes së të gjallëve për të vdekurit, për të vrarët, për të masakruarit dhe për të zhdukurit në luftën e fundit në Kosovë’’, ka thënë Arben Hoxha.

Këto ndërveprime seancash ndërmjet të gjallëve dhe të vdekurve , Kadrush Radogoshi i sjell nëpërmjet artit të poezisë për lexuesit, ku ky dëshiron që këto ngjarje të mësohen edhe jashtë Kosovës, që të kujtohet historia se çfarë vendi kemi qenë dhe çfarë vendi jemi.

Ndërsa kryetarja e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Flora Brovina tregoi për KultPlus që pa përtesë ka marr një hap të punoj me këtë poet për shkak që veprat e këtij janë duke lënë gjurmë në jetën e shqiptarëve por edhe të të huajve.

“Kadrush Radogoshi është shkrimtar shumë frytdhënës i cili po lenë gjurmë në letërsinë shqipe, që po krijohet në Kosovë. Ai me veprimtarinë e tij është dëshmitarë i shumë ngjarjeve të rëndësishme dhe përmes shkrimeve letrare po dokumenton të kaluarën tonë, dhe kjo libër është si dëshmi e këtij lloji por jo vetëm ky por edhe të tjerat që ai ka lansuar qoftë nga burgu ose përmes librave tjerë’’, tregoi për KultPlus, Flora Brovina.

Libri do të promovohet edhe në Kanada, ku shkrimtari jeton që nga viti 2010. Ndoshta është një pauzë prej 2008 deri në këtë vit që te dal vëllimi i dytë i këtij libri por për shkaqe të mësimit të gjuhës, është shtyrë ky promovim.

Kadrush Radogoshi ka qenë i pranishëm edhe në disa ballina të gazetave kanadeze, ku është i njohur për kolumnet dhe poezitë e tij. Ai tregoi në fund që nuk do të ndalet së shkruari qoftë për viktima ose edhe për gjëra tjera që e ndjen si nevojë për të shkruar./KultPlus.com

Më Shumë

Lajmet e Fundit