13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Senati plotëson kërkesat e studentëve protestues

RektoriatiUniversiteti i Prishtinës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar se pas një debati të gjithanshëm në mbledhjen e Senatit të UP-së të cilin u analizuan të gjitha kërkesat e Parlamentit Studentor u vendos, veç tjerash, që afati i prillit, në përputhje me Vendimin 2/772 të datës 08.12.2014, është afat plotësues.

Në vijim ju sjellim të plotë komunikatën e UP-së:

1. Afati i prillit , në përputhje me Vendimin 2/772 të datës 08.12.2014 është afat plotësues. Ky afat ishte paraparë të realizohet në javën e parë të muajit prill. Ky afat ishte paraparë të realizohet në javën e parë të muajit prill. Me vendimin e sotëm në këtë afat studentët mund t’i paraqesin dy provime. Provimet e afatit të prillit mbahen në periudhën 29 mars – 11 prill 2015. Për shkak të numrit të madh të studentëve që i nënshtrohen provimeve, afati i prillit shkakton çrregullimin e procesit mësimor, duke penguar realizimin e syllabuseve lëndore dhe arritjen e standardeve akademike. Për të shmangur këto situata, mësimi për studimet e nivelit baçelor dhe master gjatë këtij afati nuk do të mbahet, ndërkaq, duke marrë parasysh se brenda afatit të prillit janë tetë ditë pune, mësimi në të gjitha njësitë akademike do të vazhdojë deri më 10 qershor 2015, në mënyrë që të kompensohen ditët e humbura të mësimit.

3. Kërkesën e studentëve dhe disa senatorëve për afate të absolventëve në Fakultetin e Mjekësisë dhe atyre Teknike, rektori e riformuloi dhe studentëve të vitit të fundit të cilët i kanë përfunduar të gjitha provimet e vitit të parafundit dhe që i kanë dëgjuar ligjëratat e semestrit të fundit u lejohet t’i nënshtrohen një provimi në vikendin e parë të muajit maj 2015. Ky vendim me propozim të rektorit do t’i përfshijë të gjitha njësitë akademike të UP-së për të mos lejuar diskriminim e studentëve.

4. Për t’i dhënë fund një praktike e cila vazhdon në UP që nga paslufta, Senati i UP-së në përbërje të plotë (Dekanë, Senatorë dhe Studentë Senatorë) unanimisht dhe pa asnjë votë kundër vendosi që në të ardhmen të mos procedohet asnjë kërkesë e cila bie ndesh me Ligjin mbi Arsimin e Lartë dhe Statutin e UP-së.

Këto vendime synojnë t’u japin fund situatave emergjente në UP, me qëllim të ruajtjes dhe avancimit të cilësisë që është në interesin e të gjithë studentëve, ashtu që në të ardhmen e afërt diplomat e tyre të jenë të krahasueshme me universitetet më të mira në rajon e më gjerë. Kjo është e mundur vetëm nëse secili e merr pjesën e vet të përgjegjësisë.

Më Shumë

Rikthehet Superliga, vëmendja tek Malisheva–Drita

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, këtë vikend rikthehet Superliga me xhiron e 27-të. Këtë javë na presin dy ndeshje shumë interesante....

Hajnat futen në tri shtëpi në Rogovë, vjedhin mijëra euro dhe stoli ari

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur mbesin...

Lajmet e Fundit