10.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Senati i UP-së shkel Statutin, miraton pesë afate të provimeve

RektoriatiMe statutin e Universitetit të Prishtinës studentët mund të hyjnë vetëm në tri afate të provimeve. Mirëpo, Senati – si organi më i lartë i UP’së – në mënyrë të jashtëligjshme ka vendosur sot që të lejojë edhe dy afate shtesë, me mundësinë për të paraqitur vetëm nga një provim në afatet të paligjshme që janë prilli dhe nëntori.

Në asnjë universitet tjetër nuk lejohen më shumë se tri afate të provimeve. Dhe, kështu është e rregulluara edhe me Statutin e UP’së.

Mirëpo, Senati i Universitetit të Prishtinës, në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Nenin 111 të Statutit të UP’së ka vendosur sot të shkel rregullat e miratuara në Parlament të Kosovës dhe të lejojë pesë afate. Pra, studentët do të kenë mundësi të paraqesin provime në qershor, shtator, nëntor, janar dhe prill.

Ky vendim është marrë sot pavarësisht se Rektori i ri i UP’së, Ramadan Zejnullahu pati premtuar se asnjë vendim nuk do të merret në kundërshtim me kuadrin ligjor të funksionimit të Universitetit të Prishtinës, shkruan Express.

Lexojini vendimet e marra sot në mbledhjen e Senatit

Këto janë vendimet

Në mbështetje të nenit 111 dhe nenit 150; 151 dhe 152 të statutit të Universitetit të Prishtinës, Senati i UP-së ne mbledhjen e dt.20.11.2014 mori:

VENDIM

mbi kushtet e regjistrimit te vitit shkollor dhe limitet e SEMS-it

1. Studentët e vitit të parë, vitin e dytë e regjistrojnë me jo më shumë se një provim të mbetur. Pastaj vitet pasardhës e regjistrojnë me vitin paraardhës të përfunduar dhe jo më shumë se dy provime të mbetur nga viti paraprak.

2. Viti nuk mund të përsëritet më shumë se njëherë. Përjashtimisht viti mund të përsëritet edhe vetëm një herë tjetër me kërkesë të arsyetuar dhe me miratimin e dekanit të njësisë, por jo më shumë se një herë gjatë studimeve. Për këtë duhet të njoftohet me shkrim prorektori për mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

3. Studimet nuk mund të zgjasin më shumë se dyfishi i kohëzgjatjes së paraparë me programin përkatës. Përjashtimisht studimet mund të vazhdohen vetëm edhe për një vit shkollor me kërkesë të arsyetuar dhe me miratimin e dekanit të njësisë akademike.Për këtë duhet të njoftohet me shkrim prorektori mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

4. Studenti që humb vitin në programin që përfundon së ekzistuari, studimet mund ti vazhdoj vetëm me një program ekzistues tjetër. Provimet që i përshkruhen si ndryshim gjatë ndërrimit të programit i regjistrohen dhe nuk i llogaritën për kusht të regjistrimit në atë vit.

Mirëpo, Senati i Universitetit të Prishtinës, në mënyrë të kundërligjshme, në kundërshtim me Nenin 111 të Statutit të UP’së ka vendosur sot të shkel rregullat e miratuara në Parlament të Kosovës dhe të lejojë pesë afate. Pra, studentët do të kenë mundësi të paraqesin provime në qershor, shtator, nëntor, janar dhe prill.

5. Viti shkollor regjistrohet më së voni deri më 30 shtator. Nën kushte të arsyetuara, dekani i njësisë mund të lejoi regjistrimin pas këtij afati por për këtë duhet të njoftoi me shkrim prorektorin për mësimdhënie dhe çështjeve për studentë.

Vendimi 2

Senati i UP-së, mbështetur në nenin 111 të statutit të UP, në mbledhjen e mbajtur me datë 20.11.2014 mori

VENDIM

mbi afatet e provimeve dhe limitet e SEMSIT-it

1. Përveç tri afateve të rregullta: janar-shkurtit, qershorit dhe shtatorit të parapara me nenin 111 të statutit të UP, Senati i Universitetit lejon edhe dy afate të tjera: afatin e prillit dhe afatin e nëntorit.

2. Afati janar-shkurt është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtja e provimeve në këtë afat fillon më 20 janar dhe përfundon më 15 shkurt.Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 15 shkurt, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 17 shkurt.

3. Afati i qershorit është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtje e provimeve në këtë afat fillon më 10 qershor dhe përfundon më 15 korrik.Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 15 korrik, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 17 korrik.

4. Afati i shtatorit është afat i rregullt. Në këtë afat studentët nuk e kanë të limituar numrin e provimeve të cilëve ju nënshtrohen. Mbajtje e provimeve në këtë afat fillon më 25 gusht dhe përfundon më 25 shtator. Sistemi elektronik i menaxhimit të administratës së studentëve do të mbyllet për regjistrimin e notave më 27 shtator, kurse ndryshimi eventual i notes sipas ankesave të studentëve me së largu deri me 30 shtator.

5. Afati i prillit është afat plotësues. Në këtë afat studentët mund të paraqesin vetëm një provim. Provimet në afatin e prillit mbahen gjatë vikendit të parë të muajt prill.

6. Afati i nëntorit është afat plotësues. Në këtë afat studentët mund të paraqesin vetëm një provim. Provimet në afatin e nëntorit mbahen gjatë vikendit të fundit të muajt nëntor. Provimi i dhënë në këtë afat nuk mund të llogaritet për kusht.

Paraqitja e provimeve në çdo afat fillon jo më vonë se 15 ditë para fillimit të provimeve dhe përfundon 5 ditë para fillimit të provimeve.

Pas çdo afati të provimeve njësitë akademike raportojnë shërbimin e financave dhe prorektorin për buxhet dhe financa mbi vonesat eventuale të administrimit me regjistrimin e notave nga ana e stafit në afatet e përcaktuara.

Vendimi i dorëzohet:

Rektori UP-së Prof. dr. Ramadan Zejnullahu

1. Menaxhmentit të UP-së,

2. Sekretarit të përgjithshëm të UP-së

3. Dekanëve të njësive akademike të UP-së,

4. Sekretarëve të njësive akademike

5. Zyrtarit Ligjortë UP-së

6. Arkivittë UP-së.

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Lajmet e Fundit