11.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shënohet dita e shkollës “Sakip Bellaqa”

Në fshatin Pataqan i Epërm të Komunës së Rahovecit, sot u shënua dita e ShFMU “Sakip Bellaqa” dhe u bë zbulimi i bustit të dëshmorit të kombit, Sakip Bellaqa.

Në ceremoninë e organizuar nga drejtoria dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle mori pjesë kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi me bashkëpunëtorë, pjesëtarë të Gardës së Forcës së Sigurisë së Kosovës, familjarë dhe bashkëluftëtarë të dëshmorit Sakip Bellaqa.

Ceremoninë e hapi drejtori i shkollës, Avdullah Bellaqa, i cili tha se për herë të parë po e kremtojmë ditën e shkollës.

“Që nga sot shkolla jonë përveç emrit të dëshmorit, Sakip Bellaqa, do ta ketë Sakipin për jetë e mote këtu në mesin tonë bustin të skalitur në bronz, i cili do të na bëje pararoje dhe do të shndrisë si flakadan i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, tha Bellaqa.

Në fjalën e tij të mbajtur me rastin e ceremonisë së shënimit të ditës së shkollës dhe zbulimit të bustit, kryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi tha se shkolla do të mbajë me krenari emrin e dëshmorit Sakip Bellaqa.

“Sot po festojmë ditën e shkollës, e cila me krenari do të mbaj emrin e dëshmorit Sakip Bellaqa, i cili para 18-viteve dha jetën e tij, që në këtë vend të ketë shkollë, të mësohet shqip dhe në këtë vend të jetohet shqip. Sakipi me shokët e tij, Feimin, Përparimin dhe Islamin para 18-viteve nuk kishin bërë llogari se ku do të jenë ata. Ata i kishin bërë llogaritë vetëm për lirinë e Kosovës, ashtu edhe ndodhi, Sakipi, Feimi, Përparimi derdhën gjakun për lirinë e vendit”, tha Vehapi.

Në emër të familjes fjalën e mori djali i dëshmorit Blerim Bellaqa, i cili tha se dëshmorët nuk vdesin, sepse ata do jetojnë përjetësisht.

“Kosova ishte ideali i tyre, andaj në këtë ditë të lavdishme ku krenaria ndan dhembjen. Andaj më lejoni, që në emër të familjes ti falënderoj të gjithë ata që punuan në pavarësimin dhe vënien e emrit të dëshmorit Sakip Bellaqes kësaj shkolle”, tha Bellaqa. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Lajmet e Fundit