7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e librit

Panairi librit-ShkupSot, në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e librit. Aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me librin dhe lexuesin, do ta përcjellin këtë ditë edhe në Kosovë e në veçanti në Prishtinë, ku ndër të tjerat do të kujtohet poeti, Ali Podrimja, në dimensione të ndryshme.

Ndërkaq, profesori dhe studiuesi i letërsisë në Universitetin e Kozencës, Anton Nikë Berisha, për Radio Kosovën thotë se librin shqip në këtë ditë, e sheh në marrëdhënie të ngushtë me dijen e njerëzve.

Një ditë për librin nuk mjafton. Ai është mjet shumë i rëndësishëm dhe i pandashëm i ekzistencës shpritërore dhe intelektuale të njeriut, pjesë e pandashme e secilit njeri, i cili dëshiron të jetë në rrjedhën e përditshme të dukurive, ta njoh vetveten dhe të tjerët, thotë në Ditën Ndërkombëtare të Librit, studiuesi i letërsisë dhe profesori në Universitetin e Kozencës në Itali, Anton Nikë Berisha!

“Libri në botën tonë nuk e ka atë pozitë dhe qenësinë që duhet ta kishte, jo vetëm brenda një rrethi të ngushtë ose brenda institucioneve, por nuk e ka rëndësinë në rrafsh më të gjerë. Na kanë kapluar mjetet e informimit dhe libri sikur është lënë, pastaj dhe vet institucionet e ndryshme e përkrahin pak librin”.

Një popull, i cili nuk e kupton rëndësinë e librit, nuk i ka punët mirë me vetveten dhe me kulturën, të cilën e zhvillon dhe mbi të cilën e mbështet zhvillimin e tij, thotë për Radio Kosovënm Anton Nikë Berisha. Ai shton se edhe në rrafshin letrar, libri ballafaqohet me shumë vështirësi.

“Ka autorë të cilët i mbajnë dorëshkrimet e tyre sepse nuk kanë mundësi që t’i botojnë. Të gjitha këto flasin në mënyrë të qartë për vetë pozitën e librit dhe vet gjendjen e kulturës tek ne. Nuk mund të flitet për kulturë pa libër dhe nuk mund të thuhet se një popull ka një kulturë nëqoftëse nuk dëshmon dhe përligj një kujdes të madh ndaj vet librit”.

Në anën tjetër, komuna e Prishtinës, i ka kushtuar kujdes Ditës Ndërkombëtare të Librit, e në vecanti kujtimit për poetin, Ali Podrimja.

Drejtorja për Kulturë, Rini dhe Sport e Komunës së Prishtinës, Blerta Zeqiri. “Do ta mbështesim këtë aktivietet përmes bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, të cilët do të dalin në shesh dhe do të ofrojnë regjistrimin në bibliotekë falas, do të shpallë edhe pesë lexues të rregullt të vitit që shkoi. E kemi edhe një aktivietet tjetër që e kemi shumë për zemër, do t’ia kushtojmë poetit Ali Podrimja”.

Dita Botërore e Librit, e ka origjinën në zonën e Katalonjës në Spanjë dhe u shpall si e tillë më 15 nëntor të vitit 1995, me një rezolutë të UNESKO-s.

Më Shumë

Në Prizren janë regjistruar 33,756 qytetarë

Në Prizren, procesi i regjistrimit të popullsisë është në rrugën e duhur, me 33,756 qytetarë të regjistruar deri më tani. Koordinatori i komisionit komunal, Haxhi...

32 vjeçari nga Suhareka dyshohet se i dha fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Shirokë të Suharekës, dyshohet se një person i ka dhënë fund jetës së...

Lajmet e Fundit