7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Shikoja vetëm makthe”

Peter JacksonPeter Jackson është regjisori i ndoshta dy trilogjive më të mëdha në historinë e kinematografisë.

53-vjeçari ka deklaruar se realizimi i filmave ‘The Lord Of The Rings’ dhe ‘The Hobbit’ e ka bërë që të shohë vetëm makthe.

“Që në ditën e parë të xhirimeve kam parë këtë makth: sa herë bëhesha gati për gjumë vinin pjesëtarë të stafit te shtrati im dhe më pyesnin se çfarë duhet të bënin, ndërkohë që unë nuk dija se kë film po bëja”, tha Jackson për news.com.au.

Ai theksoi se makthe nuk shihte vetëm pas ditës së fundit të xhirimeve të njërit prej gjashtë filmave.

“Ishte e vështirë pasi gjithë dita më kalonte në sheshxhirim dhe pastaj më dukej sikur edhe nata më kalonte aty”, shtoi Peter Jackson.

Më Shumë

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritetet serbe, mbi 300 të bllokuar në kufi

16 kosovarë janë ndaluar nga autoritet serbe në pikën kufitare Kroaci-Serbi. Janë mbi 300 udhëtarë të cilët janë bllokuar në këtë pikë kufitare me...

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Lajmet e Fundit