16.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Shkrimtarët debatojnë midis tyre për krizën e librit

Lexuesit po i largohen gjithnjë e më shumë librit. Kështu po ndodh në Shqipëri, por si gjithmonë këtu “tërmeti” është më i fortë.

Përse kemi ardhur në këtë situatë?

Kjo pyetje u bë objekt i diskutimit gjatë Panairit të Librit, i një konferencë me temë “Shkrimtari, tregu dhe komunikimi”, ku folën emra si Mehmet Kraja, Mimoza Ahmeti, Vera Bekteshi, Alfred Peza, Belina Budini, Eir Plasari, Genciana Abazi-Egro, Ben Andoni etj, njofton “Shqip”.

Prej vitesh, botuesit kanë dhënë alarmin për uljen e lexueshmërisë. Ajo që spikaste në këtë panair bën përshtypje te të gjithë, që pjesa më e madhe e botuesve promovojnë autorët e huaj dhe kjo është diçka normale për tregun ku gjithsecili kërkon të shkojë. Kohët e fundit libri është vënë re që më shumë komunikohet, por duhet gjetur një mënyrë se si libri dhe shkrimtari të shkojnë më shpejt pranë lexuesit.

Shkrimtarët debatojnë midis tyre për krizën e librit

Pjesë e këtij diskutimi ishte prof. asoc. dr. Genciana Abazi-Egro, e cila tregoi se, “në ditët e sotme duhet të diskutohet më shumë se si ta përfshijmë komunikimin digjital në komunikimin e letërsisë”.

Sipas shkrimtares së njohur dhe autores së një serie botimesh Mimoza Ahmetit, një nga fenomenet e tranzicionit është që mediat sidomos pas vitit ’97 lanë shumë pak vend për letërsinë. Sipas saj, “arsye të tjera përveç politizimit të mediave janë të shumta, futja e letërsisë së huaj, e cila është e pashmangshme në sferën e globalizmit, tituj dhe emra për të cilët mungon kritika, por në mënyrë komerciale kanë gjetur rrugët e tyre për të arritur te lexuesi”.

Gazetari i njohur dhe shkrimtari Alfred Peza shprehet se, “ka ardhur koha të digjitalizohet i gjithë sistemi i letërsisë”.

Sipas gazetarit dhe përkthyesit të njohur Ben Andonit, primare mbetet pika A nga nis transmetimi dhe pika B që është lexuesi. Sipas Andonit, “lexuesi reagon ndjeshëm për faktin që botuesit shqiptarë në këtë përçarje të madhe nuk kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët për të bashkuar shqiptarët e Malit të Zi, Maqedonisë, Kosovës kryesisht dhe Shqipërisë për të krijuar një treg unik të paktën për leximin”.

Vajza e dy personazheve të njohur në letrat shqipe poetes Mimoza Ahmeti dhe studiuesit Aurel Plasari, Eir Plasari ishte po ashtu pjesë e diskutimit mbi digjitalizimin, letrat dhe letërsinë shqipe. Ajo shprehet se, “nuk ka lexues sepse s’ka transmetim të mirë të kulturës”.

Shkrimtari i njohur Mehmet Kraja tregoi qartë mënyrën kushtëzuese të gjuhës kosovare për t’u përfshirë në Letërsinë shqipe. Ai shprehet se, “pengesat janë të natyrave të ndryshme por ajo që i pengon procesin e integrimit të autorëve të Kosovës në letërsinë shqipe, është pak më komplekse dhe nuk mund të thjeshtëzohet vetëm te gjuha”.

Shkrimtarja e njohur Vera Bekteshi shprehet në mënyrë figurative se koha e sotme është e bukur dhe plot ngjyra… Sipas saj, “libri më kujton periudhën universitare që është periudha më e lumtur e çdo njeriu, me ëndrrat, me moshën, ku në degët si ato të artit dhe ato të shkencave si fizika e matematika, te letërsia sigurisht që kanë pasur të bëjnë me idhuj botërorë, pa dashur studentët fillojnë të identifikojnë veten e tyre”.

Më Shumë

Hilë Mosi, poeti dhe luftëtari i çlirimit të trojeve shqiptare

Hilë Mosi lindi me 22 Prill 1885 në Shkodër dhe vdiq në shkurt 1933 në Tiranë, biri i Mark Mosit, qe ndër atdhetarët më...

Kosova merr Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror në Bienale të Venecias

Doruntina Kastrati dhe instalacioni skulpturor “Heshtjet Kumbuese të Metalit dhe Lëkurës” u nderua me “Mirënjohje të Veçantë për Përfaqësim Shtetëror” në ceremoninë e edicionin...

Lajmet e Fundit