7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shkrimtari Shkëlqim Çela fiton çmimin ‘Kadare’

-Motivacioni i çmimit: Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe.
Mes shtatë pretendentëve për Çmimin letrar të prozës shqipe, konkurruan autorë si Bardhyl Londo, Vera Bekteshi e Mustafa Nano, fitues u shpall shkrimtari i ri

Shkëlqim Çela, me librin me novela ‘Embriologji’

Vitin e kaluar, ai ra në sy si një talent i ri në letrat shqipe me dorëshkrimin me tregime, të cilin e paraqiti për konkurrim në edicionin e parë të Çmimit letrar “Kadare 2015”, ku fitues u shpall shkrimtari Rudolf Marku, ndërsa këtë vit, juria e përbërë nga shkrimtarë dhe kritikë, e gjykuan prozën e Shkëlqim Çelës si më të mirën nga prurjet, duke i dhënë Çmimin që mban emrin e shkrimtarit më të njohur të letrave shqipe.

Autori, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fiton kështu, së bashku me çmimin, të drejtën e botimit të veprës nga Botimet Mapo, si edhe shpërblimin prej 10 mijë eurosh, që Fondacioni Mapo si organizator i këtij konkursi, kanë vendosur për fituesin.

Interesi për emrin e këtij shkrimtari pak të njohur në Shqipëri është i natyrshëm dhe në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra si “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”. Këtë edicion, juria e përbërë nga: Diana Çuli, Ylljet Aliçka, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Agim Baçi, Gilman Bakalli dhe Alfred Lela, e ka vlerësuar si prozën më të mirë shqipe për këtë vit. Me këtë çmim, juria ka vendosur të nxisë letërsinë e të rinjve.

Vepra e Kadaresë, në Ditët Letrare të Razmës

Çmimi “Kadare” u shpall gjatë Ditëve Letrare të Razmës, që ashtu si vitin e kaluar, u organizua në mjediset e “Natyral Razma Resort”. Ky aktivitet, i cili zhvillohet për të dytin vit radhazi në javën e fundit të muajit maj, synon të kthehet në një traditë të mirë ku diskutohen tema, fenomene dhe problematika të letërsisë shqipe. Në fokusin e organizatorëve është nxitja e prozës së mirë shqipe. Në këtë edicion të dytë të Ditëve të Letërsisë, fokusi ishte në letërsinë e Kadaresë, në kuadër edhe të 80-vjetorit të shkrimtarit.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet, shkrimtarë, studiues dhe dashamirës të letërsisë, si: Ylljet Akiçka, Diana Çuli, Rudolf Marku, Preç Zogaj, Flutura Açka, Diana

Kastrati, Ermir Nika, Gilman Bakalli, Agim Baçi, Vincens Marku, Viola Isufaj etj., diskutuan mbi studimet e bëra mbi veprën e Kadaresë dhe Kadare si studiues me veprat e tij eseistike.

Studiuesja Viola Isufaj, e cila ka botuar disa studime mbi letërsinë e Kadaresë, e fundit e botuar nga Shtëpia botuese UET Press, me titull “Kadare në letrat e sotme franceze”, u fokusua në rimarrjen e mitit në veprën e Kadaresë. Ajo u shpreh se Kadare është treguar i kujdesshëm në risjelljen e këtyre miteve, të cilat i gjejmë në vepra si “E penguara”, “Kush e solli Doruntinën”, “Aksidenti”, “Pallati i ëndrrave”, “Përbindëshi”, “Ura me tri harqe”, “Vajza e Agamemnonit” etj.
Ndërsa shkrimtarja Diana Çuli tha se Kadare nuk krijoi një shkollë të letërsisë, duke qenë i pakopjueshën dhe i paimitueshëm, por vendosi një stekë të lartë për të gjithë shkrimtarët e rinj. E bëri letërsinë serioze dhe pas viteve ‘80 e çliroi, si letërsinë, ashtu edhe kinematografinë shqiptare, nga skematizmi dhe të ashtuquajtura tema të mëdha. Studiuesja e re Irena Myzeqari diskutoi mbi figurën e gruas në letërsinë e Kadaresë, temë mbi të cilën ajo po mbron doktoraturën.
-10 mijë euro është vlera e çmimit “Kadare”, që akordohet nga Fondacioni Mapo, duke shënuar një nga çmimet me vlerën më të lartë që jepet në fushën e letrave shqipe

-Motivacioni i çmimit: Për një tekst që ndërthur letërsinë e kujtesës nëpërmjet groteskut dhe autoironisë, me një individualitet që iu garanton këtyre tri novelave dhe autorit, një hyrje në letrat shqipe.

-Gara për çmimin, 33 autorë në garë: Gjatë 3 muajve që ishte hapur thirrja, konkurruan 33 autorë, nga të cilët u kualifikuan 11 autorë, në shortlistën e fundit ishin 7 autorë, të cilët janë: Ada Çapi me “morPhina”, Arb Elo me “Ursa Major”, Bardhyl Londo me “Qyteti i pandehmave”, Grigor Banushi me “Simfonia e pambaruar”, Mustafa Nano me “Selam aleikum, baba”, Pranvera Bekteshi me “Ora me rërë” dhe Shkëlqim Çela me “Embriologji”.

-Kush është Shkëlqim Çela: Interesi për emrin e këtij shkrimtari, pak të njohur në Shqipëri, është i natyrshëm, e në fakt dhe historia e tij është e veçantë. Shkëlqim Çela vjen nga fusha e shkencave kompjuterike, ndërsa prej vitesh shkruan në poezi dhe prozë. Ai ka botuar disa libra, si: “Mëmëdhembje”, “Tuneli i dhëndurëve”, “Ishulli Ruzvelt”, “Zgjimi i ushtarit nga vdekja fushore”, “Kulmak”, vëllimin me poezi “Nga ngjyra e pluhurit dukej si hëna”.

Më Shumë

Arrestohen dy femra, sulmuan një të mitur dhe dy zyrtarë policorë në Prizren

Dy femra janë arrestuar të martën në Prizren, pasi që kishin sulmuar fizikisht një të mitur dhe më pas kishin penguar dhe sulmuar fizikisht...

Konfiskohet drogë në vlerë rreth 70 mijë euro në Suharekë, arrstohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe prokurorinë, kanë arrit të realizojnë identifikimin e katër personave të...

Lajmet e Fundit