13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Shpallet programi i “DokuNights”

Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DokuFest, ka shpallur programin e DokuNights.

Tren i shpejtë i parkut të lojërave. Do të thotë lart dhe poshtë dhe kokëposhtë. Majtas dhe djathas dhe mos u ndal. Bërtit dhe qesh dhe mbaju fort. Shpejt dhe ngadalë dhe ngjitu dhe rrëzoju. Treni i shpejtë do të thotë DokuNights 2015!

Bëhuni gati për ngjarjen me më shumë adrenalinë të këtij viti. Programi i DokuNights këtë vit do të ju bëj zemrën të ju rrah fort dhe lotët të ju thahen ngadalë. Të ëndërrojmë më shumë se kurrë në ANDRRA, në lokacionin tonë me një kinema të re dhe me më shumë vend për të vrapuar dhe kërcyer. E gjitha do të filloj më 8 gusht me Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio powerpuff që reprezentojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë të parë për të filluar udhëtimin e DokuNights. Gnu??i do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke na sjellë një dimenzion të gjerë muzikor dhe këngë bombastike. Dhe nëse ju pëlqen muzika surf dhe rock n’ roll, ne kemi menduar edhe për ju, teksa udhëtimi merr kthesën me grupin legjendar Messer Chups. Pastaj, do të kemi një spektakël të tingujve afrikan me Radio Noet Noet . Dhe kur e marta na përshëndet, e mërkura merr kthesën e dance-floor kur Marcel Fengler dhe Hajdar Berisha na dhurojnë një natë të pandalshme të teknos që e meriton agimin e diellit.

Dhe, kur ju mendoni që udhëtimit po i vie fundi, Bloody Foreigners do të na ngrisin prap lartë për një tjetër kthesë vibruese me perfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ‘Oh, Oh, Oh’ dhe ‘Jadec’. Kur është fjala për herët e para, a e dini çfarë bëhet kur bashkoni Ergenin me Pinkmetal? Ejani dhe zbulojeni në performancën e Garazhë më 14 gusht. Një tjetër sinergji sjell Seba dhe MC Lowqui për një natë që do të reprezentojë drum n’ bass në verzionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë. Dhe në fund, zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.

Pra, zonja dhe zotërinj, djem e çika: lidhuni sepse ky do të jetë një udhëtim i çmendur! DokuNights 2015 ju mirëpret dhe treni jonë i shpejtë është gati të niset.

PROGRAMI I PLOTË:
–E SHTUNE 8 GUSHT

Ah! Kosmos / Tijana T / Alien No. 155

Ah! Kosmos

Ejani të shihni se si tingujt përplasen në mure dhe përmes trupave, ashtu siç bëjnë në hapësirë në mes të planeteve dhe trupave të tjerë qiellorë! Ritmet e thella mund të kenë lindur në Tokë, por Ah! Kosmos do t’i transmetojë ato në pafundësi dhe përtej.

Tijana T

DJ karizmatik me përzgjedhjen e saj të sofistikuar të house, tekno dhe me aftësinë e shkëlqyshme për miksim do të ju bëj ta veni në pyetje nocionin e gravitetit!

Alien no. 155

E pakufizuar nga kufijtë e zhanreve, Alien no.155 do të sjell tingujt e saj kozmik gjatë një mospërfillje totale të rregullave të fizikës. Po mendoj, ne të gjithë e dijmë pse ekzistojnë rregullat, a po?

–E DIEL 9 GUSHT

GNU??I. + Nire

Mund ta quani rep. Disa e quajnë bas tropikal. Padyshim që është muzikë për vallëzim, por është edhe pop për dekadën e re, i pasur me shumë tinguj. Më thjesht, Gnu??i e shfrytëzon interesin e saj në një fushë të gjerë të stileve dhe hapësirave muzikore për të krijuar këngë bombastike.

After:

Nire

Dj/Producentja Nira ka qenë një forcë e rëndësishmë në skenën e nëntokës të muzikës në Nju Jork gjatë dekadës së fundit. Ajo do të sjell në Prizren një përzierje të muzikës së klubeve të Nju Jorkut dhe muzikës vallëzuese botërore.

Seven Neves / Wild Baby

Seven Neves dhe Wild Baby, apo Sofia Neves dhe Sanna Samuelsson, janë fytyra të njohura në club skenën eksperimentale suedeze. Së bashku ato luajnë një përzierje eksentrike të ballroom, EDM, house dhe rnb. Ato janë pjesë e Group 13, një kolektiv feminist nga Suedia i artit dhe muzikës.

–E HËNE 10GUSHT

Messer Chups

Kult grupi Messer Chups vijnë ta dërgojnë Prizrenin në një udhëtim plot me surf, tinguj të pa disiplinuar, pjesë nga filmat dhe inqizime historike. Dhe nëse kjo ju duket mirë, prisni deri sa të shihni basisten Svetlana Zombirella teksa mikson jashtë propocionit muzikën e saj 60s soul dhe garage.

After:

Trashmango, Ygretmen & Karamucho

Trio i Prizrenit do të vazhdojë udhëtimin me post – punk, garage punk, rockabilly, dhe psychobilly punk blues.

–E MARTE 13 GUSHT

Radio Noet Noet

Bashkohuni për një spektakël plot me tinguj afrikan me ansamblin e pa-rrezistueshëm të Radio Noet Noet, bongove në duart e tyre dhe ritmeve në xhepat e tyre. Unë mendoj se ata janë të pandalshëm, por kështu jemi edhe ne.

–E MËRKURE 12 GUSHT

Marcel Fengler (Ostgut Ton, Berghain Resident / Berlin) & Hajdar Berisha (Die Rakete / Germany)

Dj set të Marcel Fengler janë ofensivë dhe dinamik, të fortë dhe konsistent, por poashtu të papritur dhe emocional. Kombinuar me goditjen e Hajdar Berishes të funk dhe dopio dozës së shpirtit, patjetër se kjo do të jetë një natë e pahharrueshme e teknos që e meriton agimin e diellit.

–E ENJTE 13 GUSHT

The Bloody Foreigners

Një përzierje e lezetshme folkut, rockut, funkut, reggae e përcjellur me ritëm të thepisur sporadikisht, The Bloody Foreigners sjellin në Dokufest double-albumin e tyre i cili do të performohet në tërësi për herë të parë . Do të ketë humbje mendësh!!!

After:

Turbo Bilbilat

Turbo Bilbilat (Toton & Liburn) do të na dërgojnë në një udhëtim të tranzicioneve psikodelike të House dhe Tekno, me disa ndalesa në tinguj të pianos elektrike dhe perkusioneve. Një natë për delfina, ju lutemi të sjellni pishinën e juaj, ne do të kujdesemi të ketë not.

–E PREMTE 14 GUSHT

Garazhë

Projekt eksperimental muzikor i krijuar nga Granit Halili (Pinkmetal) & Ergen Berisha, Garazhë bashkon zhanre të ndryshme urbane dhe alternative

After:

Goce

Muzika dhe miksimi live i Goces do të ju bëjë të vallëzoni jashtë kontrolle me melodinë e hip-hopit.

–E SHTUNE 15 GUSHT

Seba Feat MC Lowqui

Si një ndër artistët më cilësor të muzikës Dum & Bass – muzika e Seba bën bashkë beat-in dhe basin në një stil të paimitueshëm. Kombinuar me MC LowQui, tekstet e tij si lumi dhe aftësinë për angazhimin e publikut, ju mirëpresim në një natë që do të reprezentojnë drum n’ bass në verzionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë.

Warm Up:

Gjeni ( dnb-ks)

Gjeni do të rikthehet mbas 7 vite në DokuFest, me një set autonomic të tingujve qiellor dhe të shpirtit.

After:

High Roll

Një nga kombinimet më simbolik të artistëve në skenën e muzikës elektronike në Ballkan,High Roll sigurt do të na mbajnë gjithë natën me tingujt e tyre të basit intenziv.

–E DIEL 16 GUSHT

Nezafete Shala + Band

Zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre të gatuara nga dashuria.

After:

Loni

Mbiemri i Lonit është ‘Mirdita’, dhe pikërisht këtë do të ja thuani njëri tjetrit teksa ai përdundon performancën

Më Shumë

Këta dy shokë krijuan lëkurën nga kaktusi dhe i shpëtuan jetën 1 miliardë kafshëve

Adrian dhe Marte, dy sipërmarrës me origjinë nga Meksika, kanë zhvilluar një 'lëkurë' vegane të quajtur "Desserto" nga Kaktusi. Ky material eco-friendly ngjan shumë me...

Juventusi nis punën për transferimin e Zhegrovës

Juventusi në verë mund të nënshkruaj me yllin e Kosovës, Edon Zhegrova. “Zonja e Vjetër” rikthehet në Ligën e Kampionëve, prandaj do të investojë në...

Lajmet e Fundit