13.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Shpifja

Nga  Skender Berisha 

E thënë e stërthënë
e lehur deri në hënë
përdridhet në tokë
ndot edhe këtë sot

gjë prej gjëje nuk thot
as sot dhe as në mot
një hiç se hiç e kotë
e tashti derdh lotë

sërish e përsëritur
ç’po bredh e harlisur
përgihet e s’përgihet
bren kohët e s’ngihet

e zënë ethet e dridhet
sot mpihet nesër prihet
ndër leqe të veta zihet
edhe kur përvidhet

Më Shumë

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Hovenier për masakrën e Krushës: NATO reagoi për të ndaluar gjakderdhjen

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier ka thënë se inaugurimi i Muzeut të Masakrës së Krushës së Madhe të Rahovecit, i dokumenton këtë ngjarje...

Dhimbja

Lajmet e Fundit