11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shqipja, 16 milionë folës dhe gjuhë e reflektimit të komunikimit

Pema gjuhes shqipeNjë ekip studiuesish nga Massachusetts Institute of Technology, Harvard University, Northestern University dhe Aix-Marseille Universitéë kanë realizuar një studim mbi atë që quhet Rrjeti Global i Gjuhëve. Qëllimi është të matet ndikimi i një gjuhe, matje e cila nuk mund të përkufizohet nisur nga elementë të tillë si numri i folësve, apo edhe të ardhurat, pra pesha ekonomike.

Për këtë qëllim ekipi ka ndërtuar një model duke u bazuar në përkthimin e librave nga njëra gjuhë në tjetrën. Së dyti janë artikujt që postohen në Wikipedia dhe së treti janë edhe postimet e statuseve në Twitter. Studimi jep të dhëna të hollësishme per matjet e kryera si p.sh: për përkthimet u mbajtën parasysh 2. 2 milion përkthime të realizuara në kuadër të Index Translationum të UNESCO; për statuset në Twitter u realizua një bazë të dhënash me më shumë se 1 miliardë postime, krijuar mes 6 dhjetorit 2011 dhe 13 shkurtit 2012.

Për gjuhën shqipe, mund të sillen disa të dhëna që ndoshta paraqesin interes: së pari, numri i folësve të saj sipas këtij studimi është 16 milionë. Shqipja nuk krijon qendërzim në lidhjen komunikuese me gjuhë të tjera, por ajo reflekton komunikime, sipas matjeve të mësipërme, me anglishten, arabishten, serbo-kroatishten, italishten, frëngjishten, turqishten, greqishten e re dhe maqedonishten, përcjell KultPlus.

Kjo vlen për matjen e kryer me përkthimet e librave. Për komunikimin Twitter dhe materialet në Wikipedia, ka të tjera të dhëna.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 1 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1082 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Mira Murati, anëtarja më e re e Akademisë së Shkencave

Shqiptarja Mira Murati, një nga emrat më të njohur në botën e teknologjisë, do të jetë pjesë e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Asambleja e...

Lajmet e Fundit