6.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Shtëpia e hijeshisë së Prizrenit

Lagjen e Saraçëve, Mustafa Arapi e mban në mend ndryshe nga ç’është sot.

Në atë që tash njihet si Qendra Historike e Prizrenit, shumë shtëpi monumentale janë rrënuar për t’u lënë vend ndërtesave të reja apo parkingjeve për vizitorët në qytetin antik.

Në mesin e shembujve të paktë që kanë mbetur aty është shtëpia e familjes Arapi, shkruan Koha Ditore.

Numri i tij i telefonit është në letrën e ngjitur në portën kryesore e të moçme të oborrit të shtëpisë. Është shoqëruar me njoftimin: “Shtëpia në shitje”.

Çerek milioni euro ka vlerën shtëpia rreth 120 vjet e vjetër. Me u rrënu nuk bën. S’e lejon as ligji, e as nuk është dëshira e familjes. Por 75-vjeçari, që është vëllai i madh i familjes thotë se janë të shtrënguar ta shesin shtëpinë, aktualisht e braktisur. Nga Prishtina, ku ai jeton me familjen e ngushtë, rrëfen për mallin, nostalgjinë e kujtimet në Prizren.

Më Shumë

Kryeziu: Serbia vazhdon me regjimin e Millosheviqit, pavarësisht që kanë ndryshuar njerëzit

Ish-gjyqtari i Kushtetueses, Kadri Kryeziu, thotë se Serbia me veprimet e ngjashme si ato të sotme që ndaloi kosovarët në pikat kufitare, po tregohet...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit