10.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Shuhet themeluesi i Lynyrd Skynyrd dhe autori i këngës ikonike “Sweet Home Alabama”

Themeluesi i bendit ‘Lynyrd Skynyrd’, Larry Junstrom është gjetur i vdekur në moshën 71-vjeçare. Shkaku i vdekjes është ende i panjohur, ndërsa anëtarët e bendit e postuan një njoftim emocional për vdekjen e muzikantit në mediat sociale.

“Na ka braktisur një njeri dhe basist i madh. Ishte një shoqërues unik dhe i sinqertë në udhëtime dhe një mik i shkëlqyeshëm i cili me humorin e tij gjithmonë e ngrinte disponimin tonë. Kishte zemër të madhe për të gjithë ata që u futën në jetën e tij. Kurrë askush nuk do të mund ta zëvendësojë atë. I dërgojmë dashuri dhe forcë bashkëshortes së tij Thanias dhe gjithë familjes. Do të na mungojë miku dhe partneri ynë”, – thuhet në postim në profilin e Lynyrd Skynyrd në Facebook.

Image

Junstrom, në vitin 1964, së bashku me këngëtarin Ronnie Van Zant, bateristin Bob Burns, dhe kitaristët Gary Rossington dhe Allen Collin, e themeloi bendin ‘My Backyard’, të cilin e braktisi në vitin 1971, ndërsa më pas ata u ribashkuan, shkruan KOHA Ditore. Në vitin 1969 bendi e ndryshoi emrin në ‘Lynyrd Skynyrd’.

Burnsin pas vdekjes e zëvendësoi Artimus Pyle, ndërsa Ronnie Van Zant dhe vokalisti shoqërues Steve Gaines vdiqën në një fatkeqësi avioni në vitin 1977. Bendi u themelua përsëri një vit më vonë me Johnny Van Zant si këngëtar kryesor i bendit.

Larry me bendin performoi për 40 vitet e ardhshme derisa u pensionua në vitin 2014 për shkak të lëndimit në kokë, ndërkohë që është meritor për hitet ‘Hold on Loosely’, ‘Caught Up in You’, ‘Sweet Home Alabama’ dhe shumë të tjera.

Që nga mosha e re, Junstrom tregoi interesim për muzikën, në shkollën fillore interpretoi në saksofon dhe klarinetë, ndërsa rok- bendi “The Beatles” ishte shkaku që Larry vendosi të bëhet roker.

© KOHA

Më Shumë

Sot votohet për shkarkimin e kryetarëve në katër komunat në veri

Sot në katër komunat në veri të vendit do të votohet për ose kundër shkarkimit të kryetarëve shqiptarë në këto komunat. Komunat që do të...

Hysni Temaj, luftëtari i lirisë që ia kthehu krenarin kombit

25 vjet nga rënia e dëshmorit Hysni Sylë Temaj Hysni Sylë Temaj, u lind më 15.11.1976 në fshatin Kushnin të Hasit, që shtrihet rrëzë maleve...

Lajmet e Fundit