22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Si i pajtoi sulltan Abdylhamidi i II-të Bajram Currin dhe Riza bej Kryeziun

Në kujtesën time ka mbetur ngjarja e ndodhur në vitin 1315(1897) ose në vitin 1316(1898) në qytetin e Gjakovës në mes udhëheqësve të fisit Kryeziu Riza beut dhe fisit Krasniqi Bajram Currit për shkak të një çështjeje shumë të vogël, duke pas parasysh rivalitetin mes tyre, në kullat e tyre madhështore filluan të tubohen burrat. Brenda një kohe të shkurtër shpërtheu urrejtja në mes të dy kullave.

Lidhur me këtë ngjarje lajmi u përhap në të katër anët. Brenda këtyre kullave me nam vendosen kazanët, prehen dema dhe deshë, përgatiten gjellërat me mish, ndërsa nga çarshia sillet buka dhe furnizimet tjera të nevojshme. Me kohë ju shpërndahen edhe armët dhe municion i nevojshëm . Këto kulla që nuk ishin larg njëra tjetrës brenda pak ditësh shpallën luftë dhe filluan të shtënë me pushkë njëra kundrejt tjetrës. Pas një jave të shtënash lajmi për këtë ngjarje të hidhur u përhap që nga prefekti i qytetit, guvernatori i vilajetit e gjer tek Porta e madhe. Porta e madhe këtyre ju dërgoi selam.

Nëse nuk ndërprenë të shtënat, do të dërgohet një komision, në rast se prapë nuk dëgjojnë të dyja palët do të ftohen në Stamboll. Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri që mezi prisnin të shkonin në Stamboll, ndjejnë kënaqësi, ndërprenë konfliktin e nisur dhe fillojnë përgatitjet për udhëtim. Por eventualisht nga ana e padishahut për të mos u burgosur apo të merrnin ndonjë dënim tjetër, sillen me kujdes duke kërkuar garancion dhe dorëzani, ashtu që prefekti vendor dhe komandanti lokal hyjnë në dorëzani. Shpenzimet e udhëtimit ju dhanë më shumë se që ishin të nevojshme për një rrugëtim të tillë.

Burrat e tubuar nga të dyja tabore në kulla shpërndahen.

Pas 3-4 ditëve Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri nisen në udhëtim dhe pas një kohe arrijnë në Stamboll. Me të arritur në metropol, në Stamboll këta priten si mysafir me nam dhe ju lihen në dispozicion banesa të veçanta. Pas më shumë se një javë pushim me ushqim dhe pije të bollshme që kishin në dispozicion, patën rast të vizitojnë edhe vendet më të bukura në Stamboll.

Të dyja palët pas kësaj ftohen në audiencë në Portën e Madhe. Para se të dilnin para Padishahut sipas protokollit përgatiten paraprakisht për ceremoninë e audiencës tek Padishahu. Pas një kohe të shoqëruar nga ana e Tahsin pashës, udhëheqës i Portës së Madhe, dalin në audiencë para shkëlqesisë së tij dhe qëndrojnë sipas protokollit të paraparë para Padishahut.

Padishahu personalisht këtyre të dyve ju mbajti një fjalim këshillues, duke i përshëndetur më parë. Fjalimi i tij ishte: ”Më kanë treguar për juve se nuk keni qëndruar rahat dhe në mes veti jeni përleshur. Kjo është një gjë e keqe. Këtë çështje unë nuk dua të anashkalojë , pasi që e dini shumë mirë se unë për çdo gjë jam i informuar. Kam mundur të dërgojë forca të fuqishme ushtarake për t’ju shkatërruar vendbanimet e juaja, ndërsa juve dhe familjet e juaja kam mund t’ju syrgjynos në shkretëtirat e Arabisë ose të kalbeni në burg, për mua kjo është shumë e lehtë dhe e mundshme. Por nga mëshira që kam ndaj juve këtë nuk do të bëjë. Do t’ju fal. Por kërkoj që këtë më të mos e bëni. Në rast se e përsëritni, atëherë këto që ju thash do të zbatojë. Tani shkoni në vendbanimin e juaj, rini rahat, dhe në mes vete më mos u grindni.”
Pas kësaj hyjnë në zyrën e Tahsin pashës. Pas një pritjeje të shkurtër vjen sekretari i Tahsin pashës , me ç’rast ju jep Bajram Currit dhe Riza bej Kryeziut nga 500 lira ari, një dhuratë e mrekullueshme.

Përpos kësaj Riza beut ja jep gradën e prefektit të qytetit, urdhëruar nga padishahu, ndërsa Bajram Currit gradën e komandantit të xhandarmerisë vendore. Familjarëve të afërm të Riza beut Qemal beut dhe Sherif beut ju jep gradën e majorit, ndërsa të afërmve tjerë gradën e rreshterëve të xhandarmerisë. Poashtu edhe vëllezërve të Bajram Currit ju jepen gradat e togerëve të xhandarmerisë.

Pas kësaj këta të dy përcillen në vendlindjen e tyre. Këta dy persona që ishin nisur nga Gjakova kokë ulur tani po ktheheshin në Gjakovë kokëlartë me çizme dhe uniforma të graduara . Pas kësaj Riza bej Kryeziu dhe Bajram Curri në shtëpitë dhe kullat e tyre çdo muaj i tërhiqnin lirat e dhuruara dhe i gëzonin gradat e fituara nga ana e sulltan Abdylhamidit të II-të.

Pjesë e shkëputur nga libri: Përktheu dhe përshtati:
“?ükrü Dilege-Hayat? ve eserleri’’ Faik M?FTAR?
Fq. 206-208

 

Më Shumë

Sot mot me diell e me vranësira

Të dielën mbrëma pati mot me shi, ndërkaq në disa zona ra edhe borë. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme pritet të mbajë mot me diell...

 Marrëveshje për zhvillim ekonomik dhe inovacion në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka nënshkruar sot një Marrëveshje të Mirëkuptimit me Innovation and Training Park (ITP) dhe Makerspace – Innovation Center Prizren për të bashkëpunuar në agjendën digjitale të...

Lajmet e Fundit