4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

SKV: Nuk e njohim Këshillin e ri Drejtues të UP–së

Lëvizja studentore për barazi “STUDIM KRITIKË VEPRIM”, gjatë një aksioni simbolik para Rektoratit theksuan se reforma në arsimin e lartë që lidhet direkt me Universitetin e Prishtinës po dështon.
Ata theksuan se pas gjithë përpjekjes së sinqertë të studentëve e qytetarëve në përgjithësi, ndryshimi në arsimin e lartë as nuk po ndodh e as nuk po fillon.

“Kanë kaluar dy vite që nga largimi i rektorit Ibrahim Gashi për shkak të falsifikimit të punimeve shkencore dhe asnjë hap konkret nuk është ndërmarrë. Që nga ajo kohë, ministri i arsimit i cili si për ironi edhe emrin e ka Arsim, nuk e ka bërë as të vetmin hap që të filloi reformimin në arsimin e lartë. E filloi hartimin e Ligjit të ri me grupe ekspertësh, debate publike, e të tjera, por nuk e solli në Kuvend për miratim pasi Qeverisë së cilës i përket ai është e varur direkt nga Lista Serbe e Beogradit e cila e bllokoi votimin”, thuhet në komunikatën e kësaj lëvizje.

Sipas tyre, në vend se Ministri të revoltohej e të insistoj në votimin e ligjit, ai u zmbraps dhe instaloi dhunshëm zgjedhjet e përgjithshme në UP.

“Së pari u ‘shkarkua’ rektori Zejnullahu nga Senati kriminal i UP-së, e veç një ditë më pas u kthye në po atë pozitë nga Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi. Dhunshëm i shpallën zgjedhjet ashtu që ta vazhdojnë procesin e legjitimimit të strukturave të tyre në UP dhe të mos e bëjnë asnjë hap reformues në Arsimin e Lartë. Pra, në emër të reformës së arsimit të lartë nuk po ndodh asgjë tjetër pos përshtatjes së pushtetit në UP”.

“Sot, më datën 12 shkurt, Senati i UP-së ka vendosur që të votojë anëtarët e ri të Këshillit Drejtues sipas statutit që ende është në fuqi. Ky këshill, i cili e mundëson rritjen e kontrollit të pushtetit në UP, pritet që pas zgjedhjes së anëtarëve të tij ta kurorëzojë krejt procesin antireformist zgjedhor me zgjedhjen e Rektorit të ri që do ta vazhdojë rrugën e Enver Hasanit, Mujë Rugovës, Ibrahim Gashit, etj. Pra, pavarësisht emrit të përveçëm që mund ta ketë Rektori, me vet faktin që zgjedhjet nga një proces i cili e ka kthyer UP-në në kohën e Mujë Rugovës, nuk ka se si te dal ndryshe. Andaj, Lëvizja Studentore për Barazi-STUDIM KRITIKË VEPRIM, paralajmëron të gjithë se do të jetë aktiv në kundërshtimin e kapjes së UP-së nga pushteti. SKV-ja publikisht deklaron se nuk do ta njohë Këshillin e ri Drejtues dhe përbërjen e tij. Do ta kundërshtojmë në çdo mënyrë punën e këtij organi i cili e cenon rëndë autonominë e Universitetit ashtu sikurse përbërjen kriminale të Senatit të UP-së!”. /PrizrenPress.com

Më Shumë

Kryesuesja e Kuvendit të Prizrenit thërret  seancë të jashtëzakonshme

Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit   në një seancë  të  jashtëzakonshme. Seanca mbahet të martën,...

Vjedhja e veturës në fshatin Damjan të Hasit: I mituri arrestohet pas aksidentit në Prizren

Një veturë është vjedhur mbrëmë në fshatin Damjan të Hasit tw Gjakovës. Pronari ka deklaruar se vetura ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë. Ajo...

Lajmet e Fundit