7.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Takim në 50-vjetorin e maturës

Shkruan: Hajdar Mallaku

Më 12 maj 2018 në ish-shkollën Normale, tash Universiteti i Prizrenit, u takuam gjenerata e maturantëve e vitit shkollor 1967-1968. Takimi u bë në orën 10. Ishte ky takim pas gjysmë shekulli që na ktheu në parakohësi kur ishim të rinj, të ulur në bankat e shkollës së mesme, që atëherë ishte krenari dhe privilegj, vajza dhe djem nga të gjitha trevat e Kosovës dhe më larg, plot ëndrra dhe ideale, për t’u bërë mësues, për të kontribuar në arsimimin dhe edukimin e gjeneratave të reja në gjuhën shqipe.

Në atë kohë kishte mungesë të madhe të kuadrave të kualifikuara. Ky përcaktim u përmbush se të gjithë gati punuam vetëm në arsim si mësues, arsimtarë, magjistër, doktor shkence dhe vetëm një numër simbolik punoi në administratë, në jetën shoqëroro-politike apo në atë kulturore.

Ishin tepër mbresëlënëse momentet kur ballë për ballë ndodheshim kolege e kolegë të dikurshëm, që në momente të rralla dhe nuk njiheshim dhe duhej rinjohur si në baladat antike.

Aktivitetin për organizimin e takimit e ndërmorën Hajdar Gashi, Ali Selmanaj dhe Hajdar Mallaku dhe nuk e patën lehtë se jeta këtë gjeneratë e shpërndau për 50 vjet rrugëve të panjohura.

Por, faleminderit, gati të gjithë iu përgjigjën ftesës dhe si bleta iu kthyen kosherës së vjetër, shkollës Normale.
Shkolla Normale (ku mësohej etika e edukatorit, ku mësohej psikologjia e nxënësit, ku mësohej metodika teorike dhe praktike e punës për secilën lëndë, ku mësohej hapi prej hyrjes në orë deri te përfundimi i saj) atëherë i kishte dy paralele në gjuhën shqipe, dy në gjuhën serbe dhe një në gjuhën turke.

Drejtor shkolle ishte Rajko Radojeviç, një nacionalist i tërbuar i ardhur nga Ubi të cilin e zëvendësoi Riza Alaj, i cili bëri reforma rrënjësore duke i hapur paralelet dyvjeçare për kualifikim më të shpejtë të mësuesve të pakualifikuar, mundësoi kualifikimin privat, rriti numërin e nxënësve dhe paraleleve në gjuhën shqipe, përmbysi privilegjet serbe. Klasa V1 me kujdestar Syria Hapçiun, më vonë me Maliq Osin i kishte 22 nxënës, ndërsa klasa V2 me kujdestar Riza Alajn, më vonë me Vesel Kiserin i kishte 26 nxënës.

Profesorët që na dhanë mësim gjatë gjithë shkollës së mesme Normale që zgjaste pesë vjet ishin:
1.Gjuhë shqipe – Riza Alaj, Karaman Celina dhe Bashkim Qereti;
2.Gjuhë serbe –Sre?ko Neki? dhe Zoran ?i?kari?;
3.Gjuhë frënge- profesori Primisllav dhe Mihajllo Rako?evi?;
4.Matematikë- Myrvete Dehiri, Menduh Vezgishti dhe Hasan Opoja;
5.Kimi –Abdullah Shukriu;
6.Biologji – Abdullah Shukriu;
Fizikë – Syria Hapçiu dhe Nail Koro;
7.Pedagogji -Firdeze Xhibo dhe Remzi Rugova;
8.Psikologji dhe logjikë – Nerime Pasuli;
9.Filozofi dhe metodikë –Ibrahim Elshani;
10.Histori – Demir Bytyçi dhe Maliq Osi;
11.Gjeografi – Adnan Morina;
12. Muzikë – profesori Perliç dhe Xheladin Kastrati;
13.Vizatim – Demir Bytyqi, Zekeria Sopi dhe Zef Toçi;
14.Fizkulturë – profesori Backovi? ( ishte dhe trener i ekipit futbollistik Metohija, më vonë Liria), Xhylfidane Xhini, Vehbi Pasko dhe Vesel Kiseri.
15. Paraushtarak- profesor Rasha

Të gjithëve u jemi mirënjohës, edhe atyre që janë ende në jetë dhe atyre që kanë vdekur.
Manifestimi filloi me grumbullimin para dyerve të shkollës duke u përshëndetur e përqafuar si vëllezër e motra, duke bërë dhe fotografi. Pastaj u vendosëm në klasën e dikurshme ku Ali Selmanaj i përshëndeti profesorët prezentë Syria Hapçiun dhe Xheladin Kastratin dhe të gjithë të pranishmit dhe kërkoi që të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të kolegeve dhe kolegëve të vdekur:
Nga klasa V1:
1.Eshref Berisha,
2.Hafir Zogaj,
3.Haxhere Hoxha,
4.Mahije Musaj,
5.Rasim Shala,
6.Zenel Zenelaj dhe
7. Zenun Tërshnjaku.

Nga klasa V2:
1.Hajrullah Bellani,
2.Sejran Ademi,
3.Haxhi Bajraktari dhe
4. Ymer Zylfiu.

Fjalën përshëndetëse e bëri Hajdar Mallaku. Në emër të klasës V1 përshëndetjen e bëri Hajdar Gashi, ndërsa në emër të klasës V2 Ibrahim Skenderi. Pjesën më të madhe ia kushtuam evokimit të momenteve nga jeta shkollore: të mahive, rrëngjeve, por dhe momenteve të mirësjelljes. Kishte dhe të tillë që prekën dhe momente intime që ishin fshehur tash e 50 vjet.

Në vazhdim i bëmë vizitë Kompleksit Memorial të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në ëmbëltorën e qytetit e pimë nga një kafe së bashku dhe pjesa e fundit ishte dreka në një restorant të qytetit ku arsimtarët krijues u dhuruan vepra kolegeve dhe kolegëve të tyre.

Kënga dhe hareja nuk pati kufi. Sa u aktivizua ai zë, ai gaz. Sa e sa blenda u shkrepën, u këmbyen numëra telefoni dhe adresa dhe ndarja u bë plot mallëngjim, duke uruar të madhin Zot që të takohemi shëndosh e mirë edhe në 60-vjetor. Uruam që të kemi shëndet të mirë, pleqëri të rehatshme, rehati në familje, që të kënaqemi me nipër dhe mbesa, që ta shfrytëzojmë kohën me vizitë shokëve dhe miqve, të bëjmë telefonata, të pimë kafe, t’i lëmë të shkruara gjërat që janë me vlerë, me një fjalë të kalojmë pleqëri aktive, të dinjitetshme dhe me program ditor.

Më Shumë

Lirohen katër policët e ndaluar nga Serbia, jo edhe Jankoviq

Katër policët e Kosovës, të cilët janë ndaluar që nga dje nga autoritetet e Serbisë, janë liruar. Një gjë të tillë e bëri të...

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Lajmet e Fundit