4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Të festosh 25-vjetorin në bunker

Birthday-e1412054450931-200x200Në një mbrëmje të konceptuar gala, ku nuk do të mungojë as tapeti i kuq, nis sot në Nju Jork edicioni i tretë i Festivalit të Filmit Shqiptar. Netët e filmit shqip do të mbahen në një prej teatrove më të njohur në Nju Jork “SVA”. “Mendoj se është një nga iniciativat më të mira për promovimin e artit dhe artistëve shqiptarë jashtë vendit të tyre”, thotë Violana Murataj, e cila është konkurrente në këtë edicion, në zhanrin e filmit dokumentar me filmin “Ditëlindja”. Murataj jep një histori të vendit, i cili është pushtuar nga bunkerët gjatë komunizmit. Rreth 800 000 bunkerë ndodhen në vendin e vogël në pjesën perëndimore të Ballkanit. Bunkerët janë simbol i qëndrimit totalitar, që teksa i sheh sot të sjellin në mendje luftën ndaj armikut dhe tmerrin. Në 25-vjetorin e lindjes së saj, regjisorja ka vendosur ta bëjë ditëlindjen në bunker. Ajo do të përballet me makthin që përçojnë nga jashtë këto krijesa. Regjisorja nuk do t’i shohë me frikë, por do të krijojë jetë brenda tyre.

Duke shkuar tej në të shkuarën, Violiana i bën bunkerët pjesë të realitetit bashkëkohor, dhe jep një këndvështrim si duhen parë ato tani. Pjesëmarrës në festival janë artistë të ndryshëm shqiptarë nga Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia, SHBA-ja apo hapësira të tjera ku ata jetojnë. Festivali do të nisë sot me një kolazh të filmave më të mirë shqiptarë gjatë këtyre viteve, për të vijuar më pas me shfaqjen e filmit “Heroi” të regjisorit nga Kosova, Luan Kryeziu. Nesër, në kategorinë e filmave me metrazh të shkurtër dhe dokumentar, do të konkurrojnë filmat “Oqean” (Shqipëri), “Kadenca” (Kosova), “One Eye Shut”, (Shqipëri / SHBA) nën regjinë e Andamion Muratajt, ku interpretojnë Luan Bexheti dhe Anisa Dema, “Jetë të riciklueshme” nën regjinë e Blerina Goces. Mbrëmja do të mbyllet me filmin “Amaneti” nën regjinë e Namik Ajazit, ku interpretojnë aktorët Myzafer Ziflaj, Eva Alikaj, Amos Zaharia.

Në ditën e tretë, në ekranin e festivalit, në rubrikën “Retrospektivë”, do të shfaqet filmi “Përrallë nga e kaluara” me regji të Dhimitër Anagnostit. Narracioni i komedisë “14 vjeç dhëndër” të A. Z. Çajupit, ku tregohet historia e martesës së Gjinos 14-vjeçar me Marigonë 20-vjeçare, është një ndër prodhimet më të mira të kinemasë sonë. Marigoja hakmerret me të gjithë ata që sajuan këtë martesë të pazakontë dhe më në fund fiton.

Kjo përrallë e kthyer me art në film nga Anagnosti, do të hapë edhe debatet mbi filmin shqip sot. Nuk do të mungojnë gjatë këtyre ditëve (festivali zgjat deri më 9 tetor) edhe diskutimet mbi situatën kinematografike sot. Një temë e zgjedhur nga organizatorët është ndikimi që ka pasur lufta dhe komunizmi në filmin artistik shqip.

Pjesëmarrës në këtë festival është edhe filmi “Amel” nën regjinë e Morea Raça. Filmi bën fjalë për aktoren Amel, e cila e provon fatin në një audicion filmi të një produksioni ndërkombëtar. Ajo arrin të kualifikohet dhe të marrë një rol në këtë film, por më vonë i shfaqen pengesat në rrugëtimin e saj. Në film luajnë aktorët: Makfire Miftari, Bekim Mulaj, Veton Osmani, Hazir Haziri, Shengyl Ismajli, Arvanit Krasniqi.

Regjisorja Morea Raça me filmin “Amel” ka marr Çmimin Special të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Fano. Një tjetër film konkurrues është dhe ai me titullin “Shqiptari”, ku interpreton aktori Nik Xhelilaj, nën regjinë e Johannes Naber. Interesante është dhe pjesëmarrja e filmit “Besa” me regji të Rachel Goslins, i cili flet për hyrjen e nazistëve në Shqipëri. Filmat do të gjykohen nga një juri, në përbërje të së cilës janë Gilberta Lucaj, regjisori Lee Percy, dhe Paul Kurti.

Më Shumë

Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”. Në ceremoninë...

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Lajmet e Fundit