8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

“Thejmure”, nisma për bashkimin artistik shqiptar

Thejmure-ekspozita“Thejmure” është ekspozita që bashkoi artistët shqiptarë të hënën mbrëma në Prishtinë. Në këtë aktivitet të artit pamor, punimet e tyre i ekspozuan artistja nga Presheva, Flutura Aliu dhe Brilanda Kardillari nga Tirana. Ekspozita përmbante 30 fotografi bashkëkohore ndërsa u shoqërua edhe me dy filma të metrazhit të shkurtër, “Zakonisht“ i regjisorit Kastriot Saqipi dhe “Cigarja e Fundit“ i regjisorit Gledis Bici.

Sipas organizatorit Valon Arifit, qëllimi i kësaj ekspozite është bashkëpunimi i artistëve shqiptarë kudo që ndodhen dhe thyerja e urave dhe mureve ndarëse.

“Kjo është iniciativë e artistëve preshevarë me idenë e integrimit të shqiptarëve e që realisht ka ende shqiptar edhe të Presheves edhe të qyteteve të tjera që nuk njihen. Projekti i cili është si ide e diplomacisë kulturore ,do të realizohet në dymbëdhjetë qytete shqiptare Maqedonisë, Malit të Zi, Kosovës, Shqipërisë e Luginës së Preshevës për të përzgjedhur artistë të zhanrit fotografi e film të shkurtër”

Sipas Arifit arsyeja se përse është quajtur ky projekt “Thejmure” është se sipas tij shqiptarët integrimin e kemi parë gjithmonë me ura lidhëse. Ai tha se populli shqiptar nuk ka nevojë për ura lidhëse por as mure ndarëse sepse shqiptarët sipas tij kanë të drejtë qoftë si artistë të mbajnë aktivitete kulturore.

Pjesëmarrësja nga Tirana Brilanda Kardillari, pjesëmarrëse në këtë ekspozitë, në një intervistë për KultPlus u shpreh shumë e kënaqur me organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij organizimi.

“Unë isha në Tiranë dhe më është propozuar nga Valoni që është oranizatori i ekspozitës që të jem pjesë e kësaj ekspozite dhe më erdhi shumë mirë. Mu duk shumë interesante që ekspozita të fillonte diku dhe të vazhdonte deri në piken e fundit . Është hera e parë që vij në Prishtinë ,dhe jamë shumë e nderuar edhe nga ana e organizimit më ka pëlqyer gjithçka. Shpresoj shumë që të kem edhe bashkëpunim më artistë nga Kosova, pasi njerëzit e Kosovës janë shumë mikpritës dhe të dashur “

Pjesëmarrësja tjetër e kësaj ekspozite që vie nga Presheva Flutura Aliu tha për KultPlus tha se nuk kishte pritur interesim kaq të madh për ta parë ekspozitën.

“Në muajin e kaluar kam pasur ekspozitën time në Tiranë vetëm me fotografi të mijat dhe këtë muaj Tirana më ka bashkangjitur me një fotografe nga Tirana. Qëllimi i kësaj ekspozite të përbashkët ka qenë shumë i thjeshtë që të thejmë mure. Nuk kemi pritur që të kemi kaq shumë njerëz dhe normalisht që ndihemi shumë mirë ,dhe së shpejti më fotografi të tjera shpresoj që të kem një ekspozitë përsonale këtu në Prishtinë “

Njëri ndër pjesmarrësit e shumtë të kësaj ekspozte ishte edhe fotografi i njohur Fahredin Spahija, i cili për ekspozitën tha se është një projekt shumë i rëndësishëm dhe i nevojshëm për bashkëpunimin e artistëve shqiptarë e sidomos të artistëve nga Presheva.

“Është projekt që tenton të përafrojë artistët shqiptarë kudo që ata janë në këto pesë shtete ku janë të koncentruar . Personalisht më ka pëlqyer ideja sepse kjo shkon edhe përtej kulturës është njëfar kërkese e njerëzve të kulturës nga Presheva që kërkon të ketë vëmendjen e tyre. Fotografitë janë të dy fotografëve që janë akoma në formim e sipër si personalitet por që e kanë një të ardhme shumë të mirë,krijon fotografi koncentruale që hynë në kategorinë e fotografive bashkëkohore kjo që i ka munguar shteteve shqiptare”.

Pjesë e kësaj ekspozite ishin edhe dy filma të metrazhit të shkurtër, “Zakonisht“ i regjisorit Kastriot Saqipi dhe “Cigarja e Fundit“ e regjisorit Gledis Bici. Regjisori Kastriot Saqipi për KultPlus tha se është shprehur i kënaqur që është pjesë e këtij projekti të bashkimi të artistëve shqiptarë.

“Fimi “Zakonisht” është punuar në vitin 2008 dhe është i xhiruar për herë të parë në një skenë filmike preshevarë. Filmin e kam punuar me aktorë preshevarë ku kam dashur të përshkruaj 24 orë jete në Preshevë në 8 minuta sa zgjatë edhe filmi. Mandej gjërat fillojnë si në një rrotë mulliri përsëriten dhe përsëriten, fillon të bëhet monoton dhe qëllimi është që të largohen njerëzit preshevarë nga aty nga ajo monotoni. Organizatorët “Thejmure” më kanë kërkuar që këtë film ta prezantojnë dhe më ka ardhur shumë mirë që artistët e Preshevës po e marrin këtë iniciativë“.

Ekspozita do të qëndroj e hapur dy ditë në Prishtinë, në lokalet e Swis Diamond.

Më Shumë

Lajmet e Fundit