12.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

TI

Skender Berisha

Ti belbëzimi i parë belbëzim

përpjekje e parë për shelbim
kur zdrit e erret pa shtrëngim
pëshpëritje deri në shterrzim

ndjekur përpjekjeve për zgjim
kur zëron ai vëngim deti im
përplasem për ty që në fillim
pastaj gurë më gur si flakërim

ndodhur midis malit ku vetëtin
jo rastësisht po me paramendim
i yshtur heret sa me rregëtimë
flakërimi im pa asnjë shtrëngim

ti përftim i hershëm në rrugëtim
ti e dashur pa dhënë premtim
nuk të zura s’më zure me pahir
e zënë me të mirë deri në delir

/Skender Berisha/

Më Shumë

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Gjenden mbetje mortore në Suharekë

Gërmimet e fundit për të pagjeturit kanë rezultuar me gjetje të mbetjeve mortore. Ato u gjetën në Suharekë, vend në të cilën gërmimet ende po...

Lajmet e Fundit