11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

U mbajt nata e parë e festivalit “Oda e Llapushës”

Mbrëmë, në Malishevë, ka filluar festivali folklorit “Oda e Llapushës”, edicioni i dytë, ndërsa në këtë festival të folklorit, po marrin pjesë shoqëri, grupe dhe këngëtar nga të gjitha trojet shqiptare, Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi, diaspora, e deri nga Amerika e largët. Ky festival, përveç garës në fushën e folklorit, mbahet në kuadër të “Ditëve të Mërgatës” dhe organizohet nga Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Në hapjen zyrtare të festivalit, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, pasi i përshëndeti të gjithë të pranishmit, mërgimtarët, kryetarin e “Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Haxhi Shala, Enver Hoti, Shukrie Bytyçi, Salih Morina, mysafirët nga të gjitha trojet shqiptare, tha se kjo është hera e dytë që mbahet ky festival dhe do të jetë tradicional.

“Janë shumë arsye që ky festival i takon të mbahet në Malishevë, pasi kjo trevë, është më e njohura në fushën e folklorit. Unë sonte po përmendi edhe dy ngjarje që lidhen me këtë vit, pasi është 49 vjetori kur rapsodët tanë Sali e Feriz Krasniqi, zunë vendin e parë në festivalin e rapsodëve në Londër, si dhe këtë vit, bëhen 40 vite nga vdekja e Sefë Mleqanit, njeriut që i dha aq shumë këngës dhe folklorit shqiptar”, tha Begaj. “Unë sonte, dua ti falënderoj të gjithë bashkatdhetarët tanë që me kontributin e tyre mbajtën gjallë arsimin shqip në kohët më të vështira, pastaj ndihmuat luftën çlirimtare dhe ndihmuat edhe pas luftës”, tha Begaj, duke i përshëndetur të gjithë mërgimtarët.

“Sonte është natë gëzimi, ndërsa të gjithë juve që merrni pjesë në festival, ju dëshiroj shumë suksese”, tha Begaj.

Para fillimit të garës, kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka ndarë gjashtë mirënjohje, për kontributin e tyre për Malishevën. Mirënjohje ju nda bashkatdhetarëve Bashkim Thaçi, Agim Krasniqit, Halim Hotit, pastaj sportistit dhe kampionit të botës në kik boks Dardan Morinës, si dhe mirënjohje ju ndanë edhe Behram Hotit dhe Xhevat Kryeziut për kontributin e tyre në pajtimin gjaqeve.

Festivali u hap me paraqitjen e SHKA “Sali e Feriz Krasniqi” nga Malisheva, për të vazhduar me paraqitjen e tyre edhe shoqëritë, grupet dhe këngëtarët tjerë, të folklorit, ku u paraqitën me këngë e valle nga tradita jonë, nga të gjitha trevat shqiptare.

Paraprakisht, pjesëmarrësit, kanë defiluar rrugëve të qytetit të Malishevës.

Festivali, do të mbyllet sonte, ku juria profesionale, e përbërë nga njohësit e fushës së folklorit dhe traditës shqiptare, e përbërë nga Istref Dobi, Zymer Neziri dhe Adem Zejnullahu, do të vendosin për paraqitjet më të mira në këtë festival, të cilët do të shpërblehen nga organizatori. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: Shi dhe reshje bore

Në Kosovë parashihet që sot të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset...

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Lajmet e Fundit