16.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

U përurua objekti I shkollës” Bajram Curri” në Lukinjë të Hasit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, sot kanë bërë përurimin e përfundimit të punimeve në ndërtimin e objektit të shkollës fillore “Bajram Curri” në Lukinjë të Hasit.

Me këtë rast, kryetari Haskuka tha se përurimi i kësaj shkolle ishte planifikuar të bëhet javën e kaluar, por për shkak të tërmetit ky organizim është shtyer për sot. Ndërkaq, përveç këtij projekti janë duke u realizuar edhe projekte të tjera nga fusha e arsimit në rajonin e Hasit.

Ky objekt shkollor ka sipërfaqe prej 1000 m², duke përfshirë 5 klasa mësimi, 2 laboratore, 1 hapësirë për qëllime të ndryshme, 1 kthinë për kabinet, 1 kthinë për arkivë, administratë, sallë të arsimtarve, punëtori etj., të cilat janë përshtatur edhe për personat me nevoja të veçanta.

Në këtë shkollë, përveç ndërtimit të objektit është bërë edhe furnizimi me inventar për klasat mësimore

Më Shumë

Masakra në Krushë të Madhe nga forcat serbe, i mbijetuari Elshani rrëfen se çfarë ndodhi para 25 vitesh

I mbijetuari i masakrës në Krushë të Madhe, Selami Elshani ka rrëfyer në detaje atë se çfarë ndodhi para 25 vitesh në masakrën që...

Muriqi kërkon fitore edhe ndaj Hungarisë!

Sulmuesi i Kosovës, në miqësoren ndaj Armenisë edhe kapiten i kombëtares kosovare, Vedat Muriqi pas ndeshjes së fituar ndaj armenëve me rezultat minimal 0-1 për faqen...

Lajmet e Fundit