9.8 C
Prizren
E mërkurë, 24 Prill, 2024

Universiteti i Prizrenit thotë se nuk është njoftuar zyrtarisht për mosakreditim nga KSHC-ja

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se është në pritje të njoftimit zyrtar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, për përmbajtjen e vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë.

Përmes një njoftimi për medie, Rektorati i këtij Universiteti ka thënë se po i përcjellë me shqetësim lajmet që po qarkullojnë për mosakreditimin institucional të këtij viti.

“Pas marrjes së njoftimit zyrtar do të dalim me një qëndrim përkitazi me situatën e krijuar. Studentët e tanishëm të UPZ-së nuk duhet të shqetësohen”, thuhet tutje në njoftim.

Sipas tyre një vendim i tillë është i papranueshëm, ndërkaq thonë se Universiteti do të veprojë në përputhje me dispozitat e akteve ligjore dhe nënligjore.

“Do të kërkojmë që të rishqyrtohet vendimi i Këshilli Shtetëror të Cilësisë sa i përket Universitetit “Ukshin Hoti” pasi që konsiderojmë se i plotësojmë kushtet për akreditimi institucional, duke marr për bazë edhe rekomandimet e ekspertëve ndërkombëtar’, thuhet në njoftim

Më Shumë

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Katër vite pa aktorin Rikard Ljarja

Aktori Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën dhe në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e...

Lajmet e Fundit