10.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

UP-ja përdor standarde të dyfishta te profesorët në pension

Universiteti i prishtinesEmri i profesorit të Fakultetit të Mjekësisë në universitetin “Hasan Prishtina”, Xhavit Bicaj, që prej janarit nuk ka figuruar në listën e pagave, edhe pse ka vazhduar të kryejë punën e tij prej ligjëruesi të rregullt, shkruan Koha Ditore.

Këtë ai e kishte kuptuar në fillim të muajit shkurt, kur kishte parë se nuk i ishte bërë pagesa e muajit janar.

Bicaj ka dalë në pension më 23 dhjetor të vitit të kaluar. Mirëpo, atij ia siguron punën e rregullt deri në shtator të këtij viti një vendim i Qeverisë së Kosovës i nxjerrë në vitin 2008, i cili thotë se “punonjësve të personelit akademik/mësimdhënës të UP-së, që kanë mbushur moshën 65-vjeçare, pasi kanë filluar vitin akademik, u vazhdohet kontrata e punës deri në përfundim të vitit akademik”.

Më Shumë

Lajmet e Fundit