11.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Ura e Soziut në Prizren, shpreh civilizimin e hershëm shqiptar

Prizreni, qyteti buzë Lumëbardhit, ka 20 ura, me material të fortë, pa numëruar ato të konstruksioneve të hekurta, të ndërtua rishtas. Sipas Enver Bahtiut, Ura e Soziut ka disa legjenda, por edhe një të vërtetë, se ajo kishte synim të lidhte kompleksin e Soziut me Tabakhanën, për shkak të lumit që tërbohej shpesh
Soziu zotëronte gjuhën arabe, persishte e turqishte, shkruan gazeta Kosova Sot.

Vetë simbolika e urave në qytetin historik të Prizrenit ka shumë rëndësi, sepse bashkonte dy brigje. Ura e vjetër e Kërkbunarëve, Ura e re e Kërkbunarëve, Ura e manastirit të Kryeengjujve, Ura e hidrocentralit ‘Prizrenasja”, tani dy urat, e para e KFOR-it e dyta e TMK-së, ajo e Jabllanicës, Ura e mullirit të Dehirëve, Ura e Mirashit, Ura e Lidhjes, Ura e Therandës, që dikur ishte Ura e Arastës, Ura e Vjetër e Gurit, ajo e Lanetit, Ura e rinisë dhe Beledies ruajnë histori interesante. Por, ura e Sozi Çelebisë është ndër më të vjetrat e këtij qyteti. Historiani Enver Bahtiu shprehet për “Kosova Sot” lidhur me Urën e Soziut, që e ngriti Soziu i shkolluar në Turqi, një njeri intelektual i madh i kohës.”Sozi është pseudonim i Mevlana Muhamed efendi ibn Abdullah-ut. Ai është figurë e shquar e gjysmës së dytë të shekullit XV dhe gjysmës së parë të shekullit XVI. Ka lindur në Prizren më 1455 e ka jetuar deri më 1524/25. Është varrosur në Prizren, në oborrin e xhamisë në lagjen “Tabakhana”. Kjo xhami edhe tash quhet “Xhamia e Soziut”. Në varrin e tij shkruan në gjuhën arabe “Ai është i amshueshëm”, është shprehur Baftiu.

Mysliman i devotshëm

Dihet se një kohë ka qenë kadi. Më 1513 Soziun e gjejmë në Prizren, ku legalizon “Vakifnamesi”-n e tij. “Vakifnamesi”, sipas Hasan Kaleshit, është dokumenti më i vjetër, shkruar nga Prizreni, gjatë periudhës turke. Të dhënat për prejardhjen kombëtare të Soziut tregojnë se disa nga këto dokumente e nxjerrin atë me prejardhje shqiptare, duke u nisur nga fjala shqipe e përngjitur “syzi”, për analogji, “kryezi” etj. Pseudonimi “Sozi” mund të ketë dalë nga fjala turke “söz”, që ka disa kuptime: fjalë, shprehje, dëshmim, zotim, angazhim, premtim etj. Enver Batiu pohon se “Syziu”, siç e quan ai, zotëronte gjuhën arabe, persishte e turqishte. “Ka shkruar shumë vargje, të cilat nuk janë përkthyer në gjuhën shqipe, pos ndonjërit: Livadhet janë kopshtet e pemëve të qiellit, këto buzëqeshje janë çezme të diellit. Vepra më e njohur e tij merret libri “Mihaloglu Ali Bej Garavatname” (Epi për pushtimet e Mihaloglu Ali Beut), shkruar rreth 500 vjet më parë në vargje”. Ai pastaj tregon për herë të parë se Soziu ka vdekur në gurin e Sozisë, duke iu lutur Zotit, sepse ishte mysliman i devotshëm edhe sot nderohet Tyrbja e Soziut në Nashec, atje ku është një gur përbirues dhe ku atje besohet për pjellshmëri, kurse atje kishte edhe një burim të ftohtë të ujit të mirë.

Biblioteka e parë në Ballkan

Sozi Çelebiu, bashkë me xhaminë ndërtoi edhe mejtepin, bibliotekën (në historinë e bibliotekave të Kosovës njihet si biblioteka e parë e Kosovës dhe e gjithë Ballkanit). Nga kjo bibliotekë tani ka edhe disa dokumente, që nga BI-ja në Prizren, por ka edhe pjesë të kësaj biblioteke që i janë dhuruar Bibliotekës Ndërkomunale të Prizrenit nga libërdashës dhe dijetarë të këtij qyteti. Është e njohur vepra poetike e tij e shkruar, “Gazavetnameja”. Përmendet se renovimin dhe ngritjen e minares së Soziut e ka bërë Ymer Beu.”Një pasha i lartë deshi që t’ia kthejë borxhin këtij poeti të madh, që kishte bërë shumë për Prizrenin, ashtu siç në gjuhën e kohës e quanin poeti i madh nga Zerreni, Nehari, që nënkuptohej Prizreni dhe për Soziun, pasi që ai kishte ngritur një bibliotekë, të parën në Ballkan. Si shenjë nderimi, atij iu ngrit ura si dhuratë, pasi që ajo lidhte lagjen e traditës tabakhane me lagjen Sozi,ku ishte biblioteka, ishte xhamia e ku kishte edhe traditë të civilizimit”, shprehet Baftiu. Kjo urë mbetet me disa histori, të cilat edhe barten brez pas brezi. Ura e Soziut thuhet se lidhte dy brigjet e lumit dhe ishte pjesë e civilizimit. Aty përpunimi i lëkurës. Thuhej se Soziu e ngriti këtë urë në shenjë të dashurisë ndaj gruas së tij, por Baftiu shprehet se ai e ngriti këtë urë për të lënë gjurmë të kulturës dhe traditës shqiptare.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Latifi: Kosovës i duhet ndihma profesionale, jo `dyqanet e kirurgjisë`

Kirurgë shqiptarë në mërgatë do ta ndihmojnë Kosovën dhe shëndetësinë e saj, përmes Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. Kryetari i këtij kolegji Dr. Rifat...

Parashikohet rënie e temperaturave në javën e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se për javën e ardhshme parashihen ulje e temperaturave të vlerave ekstreme dhe reshje të shiut. E hëna...

Lajmet e Fundit