5.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Vajza që i futi në luftë Lekë Dukagjinin dhe Lekë Zaharian

Jerina (Irena) Dushmani ishte princeshe shqiptare, e bija e Lekë Dushmani. Në fakt, bukuria e saj shkaktoi më 1444 konfliktin në mes princave më të fuqishëm shqiptarë: Princit Lekë Dukagjini dhe atij Lekë Zaharia.

Ajo preferoi Zaharinë, por kjo zgjedhje e saj nuk u pranua nga Princi Lekë Dukagjini, i cili me vonë e vrau Zaharinë (në dyluftimin mes dy princave shqiptarë më 1445, mbetën të vrarë 105 vetë dhe shumë të plagosur.)

Zaharia mbet i vrarë më vonë në një gjueti afër Lezhës, që thuhet se ishte një kurth i organizuar nga Lek Dukagjini. Pas vdekjes së princit Zaharia, Jerina nuk pranoi të martohet me Dukagjinin.

Ajo jetoi e mbyllur si murgeshë në ishullin e Sardenjës në Itali, duke dhënë amanetin e fundit që eshtrat e saj të sillen në Danjë, pranë varrit të dashurisë së sajë të përjetshme, princit Lekë Zaharia./metro

Më Shumë

Moti sot: Me rrebeshe shiu dhe shkarkime rrufesh

Të enjten mbi Kosovë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell.   Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të para...

Sot moti me diell, temperaturat deri në 26 gradë Celsius

Moti sot në Kosovë parashikohet të jetë me diell dhe po ashtu edhe me vranësira. Siç bën të ditur Meteo Kosova, era do fryjë kryesisht...

Lajmet e Fundit