16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Vataj priti në një vizitë një delegacion nga Universiteti i Bujqësisë nga Tirana

univesiteti bujqesor i tiranesRektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Ramë Vataj, të enjten ka pritur në një takim një delegacion nga Universiteti Bujqësor i Tiranës. Përfaqësuesit e këtij Universiteti fillimisht e uruan rektorin Vataj për marrjen e kësaj detyre duke i dëshiruar suksese në punë. Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes,Bahri Musabelliu, në këtë universitet, theksoi se “rektori Vataj është njeri i duhur në vend të duhur dhe se nuk dyshojnë në suksesin e tij”.

Rektori Vataj theksoi se në kuadër të shteteve të rajonit prioritet do t’i jep bashkëpunimit me universitetit e Shqipërisë, duke spikatur se është në interes të dy vendeve që ndajnë një kulturë dhe traditë, si vëllezër. Ai gjithashtu theksoi se prioritet për bashkëpunim do të kenë edhe shtetet amë të etnive që janë në Prizren dhe që janë pjesë e universitetit dhe që nuk dallohen për nga trajtimi në çdo aspekt, sepse Prizreni është qendër e kulturës, e traditës dhe e tolerancës në mes të grupeve etnike dhe kulturave të ndryshme.

Temë bosht e diskutimit në këtë takim ishte mundësia e konkretizimit të bashkëpunimit në mes të dy universiteteve, pasi që kohë më parë është nënshkruar një memorandum për bashkëpunim.

Rektori Vataj i njoftoi mysafirët nga Shqipëria se në vizionin e tij për të zhvilluar këtë Universitet është edhe themelimi i Fakultetit të Pyjeve dhe Fakultetin e Bioteknologjisë dhe Teknologjisë Ushqimore dhe kërkojë ndihmën e tyre, si një universitet me traditë në Shqipëri, për të realizuar. Rektori Vataj theksoi se programet e tilla studimore do të ndikonin që potencialin dhe resurset e jashtëzakonshme që ka ky rajon të viheshin në funksion të zhvillimit ekonomik.

Dekani i Fakultetit të Ekonomisë-Agrobiznes,Bahri Musabelliu, e përgëzoi rektorin Vataj për këtë iniciativë, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme dhe i ofroi bashkëpunim të pa rezervë që kjo të realizohet. Ai theksoi se në këto fusha si universitet ata kanë përvojë të gjatë dhe mund të japin kontributin e tyre që Universiteti i Prizrenit të ketë programe studimi të njëjta.
Përfaqësuesit e Universitetit Bujqësor të Tiranës theksuan se programet që ata ofrojnë janë kompatibile me universitetet evropiane dhe se është një lehtësim për tu akredituar edhe në Kosovë, duke ditur faktin që kërkohet nga Agjencioni për Akreditim që programet e reja të jenë kompatibile me ato që ofrohen në shtetet e Bashkimit Evropian.

Më Shumë

Rohde: Masakrat si kjo në Krushë të Madhe treguan se kishte ardhur koha për ndërhyrjen e NATO-s

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde tha se masakrat si kjo në Krushë të Madhe të Rahocecit, 25 vjet më parë ka treguar se...

Marku rikthehet në ring me një super përballje më 31 mars

Florian Marku do të rikthehet në ring të dielën e 31 marsit. Kundërshtari i tij do të jetë Chris Kongo dhe pritet të jetë...

Lajmet e Fundit