10.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Vdes aktori Burt Reynolds

Ka vdekur në moshën 82 vjeçare aktori Burt Reynolds nga një sulm në zemër.

TMZ raporton se ai ka vdekur në mëngjesin e sotëm në një spital në Florida, transmeton Koha.net.

Ai ishte dërguar për në spital pas sulmit kardiak, e familjen e kishte përkrah tij në momentet e fundit të jetës.

Reynolds që disa vite kishte probleme me zemër, ndërsa i ishte nënshtruar më 2010 një operacioni në zemër.

Ai është i njohur për filmat dhe paraqitjet e tij televizive, me më të njohurit “Smokey and the Bandit”, “Boogie Nights”, dhe “The Cannonball Run”.

Reynolds ishte nominuar për Oscar për aktorin më të mirë në rolin dytësor në personazhin e Jack Horner te “Boogie Nights” më 1997. Në atë vit kishte fituar çmimin Golden Globe.

Më Shumë

Arratisen me pushime Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

Si një nga yjet më të mëdhenj të sportit në botë, Cristiano Ronaldo ka fuqinë të kthejë kokën kudo që shkon (përveç Shteteve të...

Malishevë: Arrestohet një person për sulm seksual

Një person është arrestuar nga policia në Malishevë. Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një femër. Rasti është raportuar të mërkuren, më 17 prill rreth...

Lajmet e Fundit