8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vdes Bud Spencer

Ka vdekur në moshën 86-vjeçare aktori komik italian, Carlo Pedersoli, i njohur nga e gjithë bota si Bud Spenser dhe nga shqiptarët si “polici këmbëmadh”.

Lajmin për vdekjen e tij e dha djali Giuseppe Pedersoli, i cili shkroi: “Babi fluturoi larg në mënyrë paqësore në orën 18:15. Ai nuk vuajti, na kishte ne të gjithë pranë dhe fjala e tij e fundit ishte, faleminderit”.

Bud Spencer ka lindur në Napoli më 31 tetor 1929. Për të gjithë ata që e njohin, ai ishte një burrë i madh, i fortë dhe që qëndronte gjithmonë në shoqërinë e shokut të tij Terence Hill, me të cilin ka realizuar pjesën më të madhe të filmave.

Aktori italian, i cili vdiq mbrëmjen e së hënës në një spital të Romës, ishte në fakt ylli i një karriere të gjatë dhe shumë popullore, në të cilën, kishte hapësirë për filmat komikë, ata triller (të drejtuara nga Dario Argento), madje edhe në dramën e Carlo Lizzani-t.

Shfaqja e tij e fundit në televizion ishte në vitin 2010, në emisionin “I delitti del cuoco”, të Channel 5. Ndërsa vitin e kaluar ai ishte në Napoli ku festoi marrjen e një medaljeje për karrierën e tij të gjatë, që ia dorëzoi kryebashkiaku De Magistris në pallatin San Giacomo në emër të qytetit.

Më Shumë

Sot varroset aktorja Shirine Morina

Sot në orën 16:00 do të bëhet varrimi i aktores së njohur, Shirine Morina. Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se sot do të organizojë...

Kosova e Shqipëria me marrëveshje të re për kalimin pa kontroll kufitar në Vërmicë

Qytetarët e Kosovës dhe ata të Shqipërisë, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Vërmicës nga ana e Kosovës dhe Morinës nga ana e...

Lajmet e Fundit