8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Vdes producenti i ‘Karate Kid’

Jerry Weintraub, një prej producentëve më të mëdhenj të ‘Hollywood’-it, është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare.

Publicisti personal i Weintraub, Michelle Bega konfirmoi vdekjen e 77-vjeçarit, duke thënë se ai ndërroi jetë në një spital në Santa Barbara, Kaliforni, pas një ataku kardiak.

Weintraub e filloi karrierën e tij në industrinë e muzikës dhe më vonë u zhvendos në prodhimin e filmave, ku menjëherë spikati me filmin e famshëm “Karate Kid” dhe më pas edhe me “Ocean’s Eleven”. Ai themeloi kompaninë e tij të prodhimit, por më pas punoi për “Warner Bros”.

Aktori amerikan, George Clooney shprehu nderimet për mikun e tij të vjetër.

“Në ditët e ardhshme, do t’i bëhen homazhe mikun tonë Jerry Weintraub. Ne do të duartrokasim arritjet e tij. Në vitet që do të vijnë historitë dhe arritjet do të vlerësohen më shumë, ashtu si Jerry do të kishte dashur. Por, jo sot”, thuhej ndër të tjera në deklaratën e Clooney-t.

Një deklaratë për ndarjen nga jeta të Jerry Weintraub u lëshua edhe nga ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, George H.W. Bush.

“Jerry ishte një amerikan origjinal, i cili e fitoi suksesin nga forca absolute e instinktit të tij. Ai kishte një pasion për jetën…”.

Më Shumë

Lirohen qytetarët e Kosovës që u ndaluan mbrëmë nga policia serbe

Para pak çastesh, autoritetet serbe dhanë urdhër për të liruar kosovarët e ndaluar prej mbrëmë në kufirin Kroaci-Serbi. 12 autobusët e ndaluar janë nisur për...

Moti sot me temperatura deri në 30 gradë Celsius

Instituti Hidrometerologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti,...

Lajmet e Fundit