8.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Vdes rapsodi që këndoi “ Thërret Prizreni mori Shkodër”

Ka ndërruar jetë në moshën 82 vjeçare rapsodi i njohur kosovar, Hashim Shala.

Lajmin e ka bërë të ditur Daim Hiseni, një antar i grupit të shahirëve të Kosovës, e po ashtu e ka konfirmuar edhe kolegu i tij, Ismet Bogujevci.

“Sot pushoi zemra e rapsodit Kosovarë Hashim SHALA. Ndër shekuj do të mbetet e gjallë kënga dhe zëri i ëmbël i Tij. I përhershëm kujtimi për këtë rapsod të këngës folklorike”, ka shkruar Hiseni.

Shala ishte një nga zërat më të pëlqyer të muzikës folklorike shqiptare duke qenë krijues i shumë hiteve të kësaj rryme. Hashim Shala u lind në vitin 1936 në fshatin Vërbofcë.
Bashkë me Tahir Drenicën, Hashim Shala llogaritej si një nga rapsodët më të shquar shqiptar të këtij shekulli.

Më Shumë

Lajmet e Fundit