9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Vdes regjisori çek Millosh Forman

Regjisori çek, Millosh Forman ka vdekur në moshën 86 vjeçare, ka njoftuar agjencia çeke e lajmeve, CTK.

Forman ka fituar çmim Oskar për klasikët, “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” dhe “Amadeus”.

Ai ka ndërruar jetë të premten në Shtetet e Bashkuara pas një sëmundje të shkurtër, ka njoftuar gruaja e tij Martina, transmeton rel.

“Ai ka vdekur në qetësi derisa ka qenë i rrethuar tërë kohën nga familja dhe miqtë e tij”, ka thënë ajo.

Forman është shpërngulur në Shtetet e Bashkuara në periudhën e komunizmit në Çeki, duke pranuar më pas shtetësinë amerikane.

Me filmat “One Flew Over the Cuckoo’s Nest,” dhe “Amadeus,” ai ka fituar 13 çmime Oscar, duke përfshirë edhe atë për regjinë më të mirë.

Më Shumë

Policia në Suharekë konfiskon dy armë zjarri

Në 24 orët e  fundit, policia në Suharekë ka konfiskuar dy armë zjarri.     Siç bëhet e ditur, në rastin e parë, gjatë  kontrollit në automjetin...

Kush është 29-vjeçarja shqiptare që përplasi për vdekje vëlla e motër në Kroaci!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Koraci dy ditë më parë, ku si pasojë e një aksidenti humbën jetën vëlla e motër, 21...

Lajmet e Fundit