21.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

New York, pret festivalin “Albanian Film Week”

Albanianfilmweek-logoKultura dhe arti shqiptar do prezantohet në New York gjatë festivalit AFW “Albanian Film Week” (Java e Filmit Shqiptar). Festivali do zhvillohet në datat 8 – 14 nëntor 2013, organizuar nga Mrika Krasniqi dhe Ariot Myrtaj. Ky është edicioni i dytë i Javës së Filmit Shqiptar me përzgjedhje artistike nga Sh.B.A., Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Angli, Kanada, etj.

AFW-ja 2013 do të mbahet në “SVA Theaters” dhe “Producers Club Theaters” në New York. Programi i këtij festivali është krijuar për të prezantuar identitetin, kulturën dhe talentin shqiptar në Amerikë.

“Me paraqitjen e projekteve filmike në New York, kemi për qëllim që të sjellim një imazh krejt ndryshe nga vitet e tjera, ku nëpërmes gjuhës universale të kinematografisë publiku ndërkombëtarë të njoh realitetin kulturor, historik e politik, në Shqipëri, Kosovë, e në çdo vend ku jetojnë shqiptarët. Kjo njohje do të hapë një dialog për kulturën aktuale të filmit shqiptar dhe t’ia ofrojë kinemanë shqiptare audiencës së SHBA-së, duke hapur një përspektivë të mirë për ruajtjen dhe vazhdimesinë e kulturës tonë,” tha Ariot Myrtaj, organizatori i AFW-së.

Ceremonia e hapjes së Javës së Filmit Shqiptar do të zhvillohet në teatrin prestigjioz të New Yorkut “SVA Theatres” te premten, 8 nëntor 2013, në orën 7:00. Në Red Carpet Gala do jenë pranishëm yje të kulturës kinematografike shqiptare nga e gjithë bota. Nata e parë e festivalit do hapet me filmin e suksesshëm “Agon” me regji nga Robert Budina, përzgjedhje zyrtare e Oscar-it 2013. Regjizori i mirënjohur Robert Budina do jetë pranishëm në këtë festival dhe do të marrë pjesë në forumin kulturor rreth artit shqiptar dhe kinematografisë, seanca Q&A, që do zhvillohet pas shfaqjes së filmit “Agon”.

Konkurrimi

Në këtë edicion do të shfaqen 30 filma të kinematografisë shqiptare: 24 filma janë prodhime të reja të vitit 2012-13 në tre kategori: filmi i gjatë, filmi i shkurtër si dhe ai dokumentar. Si pjesë e programit “White & Black” do të shfaqen edhe 6 filma të tjerë të cilët janë retrospektive në Kinematografinë shqiptare.

Në këtë festival do ketë konkurrim për filmat më të mirë shqiptar prodhuar nëpër botë me metrazh të shkurtër, të gjatë dhe dokumentare. Fituesit do të shpallet natën e fundit të festivalit me datë 14 nëntor 2013.

“Me Javën e Filmit Shqiptar ne dëshirojmë që të paraqesim një dimenzion të ri mbi artin shqiptar dhe mënyrën se si të reflektojë sa më pozitivisht në botë. Perzgjedhja e 30 filmave për AFW është bërë përmes aplikimeve online, dhe formave të tjera. Në përgjithësi të gjitë filmat kanë qenë korrekt, edhe ata që nuk kemi pasur mundesi t’ i përzgjedhim, sepse iu kemi përmbajtur disa kritereve që t’i pranojmë vetëm projektet që janë realizuar këto dy viteve të fundit. Unë besoj fuqishëm që AFW do të arrijë që të krijojë ura bashkëpunimi në mes të artistëve shqiptar kudo në botë dhe të ndikoj në mirëqenjen e komunitetit shqiptar në Amerikë dhe të komuniteteve të tjera që për synim kanë paqen dhe tolerancën,” tha Mrika Krasniqi, organizatore e AFW-së.

Themelimi i Javës së Filmit Shqiptar (Albanian Film Week)

Albanian Film Week u themelua në muajin gusht të vitit 2012. Ideatorët dhe themeluesit janë: Mrika Krasniqi, producente, regjisore & skenariste e filmit, dhe Ariot Myrtaj, producent, aktor & skenarist i filmit. Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production dhe të Albanian Artists Associations.

Albanian Film Week 2012 u zhvillua për herë të parë në New York prej datës 05 deri më 11 nëntor 2012, ku janë shfaqur 100 filma të Kinematografisë shqiptare që nga themelimi i saj e deri më sot. Shfaqja e filmave u bë në tri kinema: Tribeca Cinemas, Producers Club Theatres si dhe në Lehman College at Bronxnet Studios.

Albanian Film Week 2012 u organizua nën udhëheqjen e Nil Production (Mrika Krasniqi, pronare dhe drejtoreshë e Programit Artistik të AFW-së) dhe të Albanian Artists Associations (Ariot Myrtaj, pronar dhe Drejtor Ekzekutiv i AFW-së). Albanian Film Week 2012 u mbështet nga Kosnulata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, Komuna e Prishtinës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, Qendra Kinematografike e Kosovës, Kosovafilmi, Prishtina Film, etj.

“Në edicionin e parë të AFW-së kan marrë pjesë shumë artistë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare si dhe komuniteti shqiptaro amerikan, të cilët e kan mirëpritur këtë event. Janë zhvilluar disa debate me regjisorë shqiptarë të cilët kanë folur për krijimet e kinematografisë shqiptare në përgjithësi që nga themelimi e deri në ditët e sotme, dhe mënyrën se si të krijohet një rrjet bashkëpunimi në mes të artisteve shqiptarë kudo në botë,” theksoi Ariot Myrtaj.

Edicioni i II-të I AFW-se po përgaditet nga të njejtët organizatorë Mrika Krasniqi (themelues) dhe Ariot Myrtaj (themelues), me drejtereshë martketingu Theodora Rexhepi, Këshilltar Programi, Bajram Shala dhe Promovuese Kulturore Ermira Babamusta. AFW është mbështetur nga disa institutione duke përfshirë Konsullata e Kosovës në New York, Ministria e Kulturës në Kosovë, me sponcorizim nga LibertyBlue Group, Pizza Famiglia, AMT, etj.

Bashkëpunëtorët për projektin e AFW-së janë Praq Rado, Blerim Arifi, Eriola Kasemi, Faton Krasniqi, Festim Rexhepi, Arben Meta, Valmire Thaqi, Arnisa Myrtaj, Blerta Alikaj, Astrit Bytyqi, etj./www.albanianfilmweek.com/.

Përzgjedhjet zyrtare të Javës së Filmit Shqiptar 2013

Filmat me metrazh të gjatë
“Agon” regjia Robert Budina, Shqipëri
“Agnus Dei” regjia Agim Sopi, Kosovë
“Pharmakon” regjia Joni Shanaj, Shqipëri
“Right to Love” regjia Paul Kurti, Sh.B.A.

Filmat me metrazh të shkurtër
“Rrefimi i fundit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Rrobaqepësja” regjia Arlinda Morina, Kosovë
“Heshtje” regjia Bekim Guri – Kosova
“The Superintendent” regjia Roland Oruqi, Sh.B.A.
“Made in Amerika” regjia Orges Bakalli, Sh.B.A.
“Në Mes të Parajsës dhe Ferrit” regjia Ibrahim Deari, Maqedoni
“Para të Përgjakura” regjia Erman Memedi, Maqedoni
“Burri” regjia Ben Apolloni, Kosovë
“Jona” regjia Eneida Koreshi, Shqipëri
“Kravata” regjia Ekrem Xani, Kosovë
“Tuneli i Parë” regjia Fatos Hoti, Angli
“Toka e Zotit” regjia Mentor Spahiu, Kosovë
“Rrota” regjia Fisnik Muji, Kosovë

Dokumentarë
“S’është Lavazh” regjia Gentian Koçi, Shqipëri
“Çmimi i të Qenit Grua” regjia Ilir Kabashi, Kosovë
“Kartolinë nga Londra” regjia Naser Shillova, Angli
“Out of Sight” regjia Paul Kurti, Shqipëri
“Lindja Nuk Pret” regjia Parta Kelmendi, Kosovë
“E vërteta Mbi Tragjedinë e Urës së Lluzhanit” regjia BDEF, Kosovë
“Toka e Kelmendit” regjia M. Krasniqi, Kosovë

Më Shumë

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

25 vjet nga masakra në Krushë të Madhe dhe në tri fshatrat e Rahovecit

25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Madhe nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa...

Lajmet e Fundit