16.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

Zafir Berisha kujton betejat e UÇK-së të 7 korrikut të vitit 1998

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Zafir Berisha, ka kujtuar luftimet e zhvilluara të UÇK-së, kundër forcave serbe tek ‘Laku i Billushës’, “Tusuz” dhe Hoqë e Qytetit, me 7 korrik 1998.

Luftimet zgjatën 8 orë.

“Luftimet që u zhvilluan te ‘Laku i Billushës’ zgjatën nga ora 6:00 e mëngjesit deri në 13:00”, shkruan Berisha në “Facebook”.

“Në këtë betejë u aktivizuan shumë djem e vajza të UÇK-së kundër forcave okupues serbe në Prizren, të cilat u detyruan nga rezistenca e vendosur e luftëtarëve të lirisë të kthehen nga kishin ardhur “.

“Para 21 viteve me 07.07.1998 në kulmin e organizimit të luftës për liri a vdekje kundër forcave serbo-sllave , gjatë një aktiviteti të veçantë luftarak jashtë zonës së lirë (Vrri-Prizren)që ishte shpallur nga UÇK, së basku me “Hancin” dhe Besin bije në pritë të forcave serbe të udhëhequra nga kryekrimineli Shekiq, i cili ishte komandant i policisë serbe në Prizren”.

“Luftimet e 7 korrikut mobilizuan edhe më shumë djem e vajza të Komunës së Prizrenit në radhët e UÇK-së, të cilët më 16 korrik do t’i përballojnë me sukses ofensivën hakmarrëse serbe për humbjet e 7 korrikut, që u zhvilluan në Tusuz, Hoqë e Qytetit dhe tek ‘Laku i Billushës’.

“Forcat serbe shumë herë sulmuan pozicionet e UÇK-së, me qëllim të eliminimin të luftëtarëve të lirisë dhe dobësimit të pozicioneve luftarake të UÇK-së, që kishin shpallur 8 fshatrat i Vrrinit si zonë e lirë, por këto sulme rezultuan të pa suksesshme”.

“Me respekt i kujtoj gjithë ata luftëtarë trima, një pjesë e të cilëve sot janë heronj të Kosovës”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave. Sipas një postimi në rrjetin social...

Viniciusi i përlotur: Gjithnjë e më pak po e ndjej futbollin

Anësori brazilian, Vinicius Jr, ka thënë se çdo herë e më pak po e ndjen lojën e futbollit për shkak të sulmeve raciste që...

Lajmet e Fundit